Koncepti popullor i kesaj feste eshte pakez (te pakten ne botekuptimin tim) i tejngopur me elemente komerciale. Sado klishe qe ngjan kjo fjali, ne fakt eshte deri diku e drejte. Ne secilin rast, pse mos te perdorim nje dite teresisht popullore dhe komerciale si nje justifikim per tu sheqerosur ne maksium.
Ne kete llogjike, vijojne tre super receta, aq te thjeshta ne kocept, te cilat mund te pergatiten me terezi per nje dite qe kerkon pak embelsi. Kjo dite mund te jete data 14 shkurt, ashtu sic mund te jete edhe i gjithe muaji i shkurtit – dhe ne te njejten kohe, pse mos jete gjithe ky vit.
Me qene se ka vend per nje urim, edhe une po e bej, sado te thjeshte: Ushqimi dhe dashuria jane per shpirtin – kombinojini ato 🙂
Nuk e di sa do ju pelqejne, ose sa do ti pelqeje njeriu juaj, por di te them qe ne keto nivele sheqeri qe po flasim, vetem hiperaktiviteti qe shkakton sheqeri (per te mos thene ato gjerat e tjera te cokollates te zeze) gjeni zgjidhje 🙂