![](https://i2.wp.com/www.delicious.al/wp-content/uploads/2017/12/guida-header-FB_link.jpg?fit=1000%2C1000&ssl=1)
Periudhat e festave nëpër familjet tona janë kryesisht kohë të ngrohta, të paqta dhe mbi të gjitha bashkë me të gjithë njerëzit që i duam.
Të gjitha këto që thashë më sipër i shtojmë edhe një ditë të tërë që i kushtohet gatimit të të gjitha pjatave të kësaj tavoline ku është e përfshirë e gjithë familja(bëni mirë që mos të lini vetëm mamanë tuaj të gatuajë!). Me këtë qëllim në mendje, organizova një menu gjithëpërfshirëse të të gjithë elementëve të kësaj tavoline (qofte viti i ri, qoftë krishtlindja).
Për ta bërë pak më interesante, guida është ndarë në tre segmente kryesore
- Tavolina e shëndetshme (ku për ju që po përpiqeni të jeni të shëndetshëm të ketë një zgjidhe që të shmangni shprehjen e famshme “ Peshohuni pas kaposhit”
- Tavolina tradicionale shqiptare (ku jam përpjekur të shtoj të gjithë elementët tradicionalë sipas rekomandimeve të mamasë time)
- Tavolina Shqiperia 2000 (ku në fakt do ju duhet të “Peshoheni pas kaposhit”)
Për ta marrë këtë guidë, thjesht më ndiqni në instagram @deliciousalbania, më shkruani një mesazh dhe do tua nis menjëherë!
![](https://i1.wp.com/www.delicious.al/wp-content/uploads/2017/12/pema.png?fit=251%2C298&ssl=1)