Kek magjik me çokollatë (vetëm 2 përbërës!)

T’i hysh kekut duhet të zësh pak nga koha jote: ndaç se duhet të masësh përbërësit, ndaç se je me kokën në libër recetash, e me duart mbi tasin e përzierjes.

Megjithatë, ju kanë gënjyer. Mund të gatuash një kek të shijshëm pa pluhurosur kudo me miell, mjafton të marrësh më të mirën e mundshme vetëm nga 2 përbërës.

Për kekun me cokollatë, normalisht, njëri përbërës është çokollata (duh!).

Përbërësi i dytë i këtij keku janë 4 vezë, me të verdhat veç e të bardhat veç. Se si përdorën këto pastaj, është çështje më vete.

 

Amerikanët thonë “Make a dollar out of 15 cents” – “Të marrësh 1 dollar nga 15 centë”, dhe ky kek është një shembull i gjallë i kuptimit të shprehjes.

 

Përbërësit

4 vezë, të bardhat veç dhe të verdhat veç

255 gr çokollatë që shkrihet

Disa versione këshillojnë edhe Nutella në vend të çokollatës që shkrihet, dhe ne nuk kemi gjë kundra kësaj!

 

Për shërbim

Sheqer pluhur

Akullore me vanilje

Fruta sezonale

 

Përgatitja

  1. Ndizni furrën në 170 gradë për ta ngrohur fillimisht.
  2. Vendosni çokollatën në një tas dhe ngroheni në mikrovalë për rreth 1 minutë për ta shkrirë, duke e përzier edhe vetë derisa të shkrijë plotësisht.
  3. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëhen borë.
  4. Shtoni një nga një të verdhat e vezëve te çokollata, duke i përzier bashkë.
  5. Me një spatul gome, shtoni 1/3 e të bardhës së vezëve te përzierja me çokollatë dhe të verdhë veze, duke i përzier lehtësisht. Përsëriteni procesin me pjesën e mbetur të së bardhës së vezëve, duke shtuar 1/3 e tyre për çdo herë.
  6. Hidheni brumin në një tavë rrethore të bërë me gjalpë, me diametër rreth 15 cm, dhe piqeni në furrë me 170 gradë për 30 minuta.
  7. Pasi keku të jetë ftohur, kthejeni në një pjatë.

Opsionale: Spërkateni me sheqer pluhur, shtoni një kupë akullore me vanilje për secilën copë dhe shërbejeni me fruta sezonale.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Linguine ne tigan

Përbërësit: Gjysma e një paketë makarona linguine ose ndonjë lloj tjetër makarona qe ju ...

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...

Si te gatuajme Fileto Vici ne tigan

Kam pershtypjen qe nese keni lexuar postimin e fundit, Receten Biftek me gjalp dhe perime ...

Rose, blueberries dhe burbon per #mePlisNeParis

#mePlisNeParis dhe per ne qe nuk do shkojme me raste do ti shohim ndeshjet ...

Si te gatuajme tiramisu ne gota

Problemi im madhor I embelsirave eshte qe duhet te besh goxha qe te dali ...