Gnocchit e Italise se veriut jane ato me te famshmet, te cilat jane me patate dhe miell. Gnocchit nuk jane te veshtira per tu bere dhe si cdo gje e bere vete kane nje shije fantastike. Variantet per ti shoqeruar jane pa fund.

 

Perberesit:

 

  • 500 g patate
  • 1 veze te madhe
  • 120 g miell
  • kripe, piper 
  • 1 luge ricotta (nese deshironi)
  • miell ekstra per te punuar brumin

  1. Zieni patatet sa te behen shume te buta
  2. Qeroni patatet dhe ne nje tas te madh shtypini mire qe te mos kokrra, shtojini vezen, hidhini kripe dhe piper sipas deshires dhe perzieni. (ketu mund te shtoni dhe 1 luge ricotta)
  3. Shtoni miellin dhe perzieni me luge druri.
  4. Punoni brumin per 3 minuta ne nje siperfaqe me miell sa te zbutet masa.
  5. Ndajeni ne 6 pjese, cdo pjese punojeni sa te marri formen e nje ruloni 2 cm dhe priteni ne copa te vogla. nese deshironi me ndihmen e nje piruni mund te beni gervishtje mbi cdo gnocchi.

 

Gnocchit jane gati per tu zier. Ne nje tenxhere me uje te nxehte hidhni kripe sipas deshires, kur uji te filloi te vloje shtoni gnocchit. Do e kuptoni qe jane zier pasi do fillojne te nrihen ne siperfaqe te ujit.

 

Une kam zgjedhur ti shoqeroj me spinaq, bacon 😀

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Linguine Vegjetariane me Patellxhan pikante dhe borzilok

Nje pjate e sezonit e mbushur me perimet, e pershtatshme per vegjetarianet dhe aq ...

Te gatuash per veten: Seria 4 – Merr dreken me vete

Te marresh buke me vete, e thene ne shqip i jep nje konotacion aq ...

Kukurec

Këtë fundjavë Pashkësh ortodokse kemi zgjedhur vetëm receta tradicionale greke, jo të padëgjuara nga ...

Tarator dhe tost me avokado.

Kur mendohet per ushqimin qe do konsumohet pas nje dite pune shumica jone perfundon neper ...

Gatuaj pa Receta Seria 6: Vaca frita de pollo kubane si ne south beach

Punoja me nje tip para shume vitesh qe po vazhdonte studimet ne University of Miami ...