Si te gatuajme Fileto Vici ne tigan

Kam pershtypjen qe nese keni lexuar postimin e fundit, Receten Biftek me gjalp dhe perime te furres ku kam postuar nje gje te ngjashme (nese se keni lexuar, ua rekomandoj). Nga ana tjeter, ne kete rast mendova qe ja vlen te zgjerohesha disi ne gatimit e nje filetoje vici ne tigan ashtu sic duhet.

Para se te fillojme, do doja te shpjegoja parimet e mija. E para e punes, mishi duhet te jete pak i trashe, filetot super te holla, behen shume shpejt dhe ne te njejten kohe, thahen shume shpejt. E dyta e punes une e preferoj medium rare, al sangue, fiorentine, pak te bere etj etj. Nese ju nuk e preferoni, gatuajeni pak me shume. E treta, filetoja e vicit eshte nje nder pjeset me te shijshme dhe me te shtrenjta. Si e tille marinimi duhet te jete vetem kripe dhe piper. E katerta dhe me e rendesishmja lidhet me procesin e te gatuarit. Kjo e fundit eshte per tu shijuar, gjate gatimit, pini nje birre ose nje gote vere te kuqe. Eshte nje eksperience me vete, dhe si e tille duhet celebruar!

Tani qe u qartezuam, receta e gatimit te filetos te vicit ne tigan, vijon:

  1. Lereni mishin te arrije ne temperature ambienti. Gatuhet shume me thjeshte dhe ne menyre te njetrajtshme
  2. Do ju duhet gjalp, vaj ulliri, kripe, piper dhe rozmarine.
  3. Perdorni nje tigan te rende, dhe lereni te nxehet shume. – nje pike teper  e rendesishme pasi na intereson qe mishi te mari nje faqe paraprake.
  4. Gjate kohes qe nxehet tigani, marinoni mishin. Sa me i trashe qe eshte, aq me shume marinim meriton. Kripe dhe piper eshte ok!
  5. Hidhini pak vaj ulliri ne tigan dhe vendosni mishin.
    • Ketu ka dy menyra – e para eshte ta lini 3 minuta nga njera ane, dhe 3 minuta nga tjetra dhe pastaj ta perfundoni me 1 minute nga cdo ane per medium rare ose ta ktheni cdo 1 minute. Une do preferoja kete te dyten. Ndihmon qe mos ngjitet (per tiganet jo perfekt – le te jemi realist – nuk i kemi te gjitha gjerat e reja dhe cilesore) dhe te jep mundesin ta kontrollosh mos digjet.
  6. Skuqeni nga njera ane, kthejeni dhe pastaj hidni gjalpin dhe rozmarinen. Gatuajeni gjithe kohes duke i hedhur gjalpin e shkrire siper.
  7. Uleni temperaturen ne zjarr te mesem, kthejeni cdo 1 minute. Total 6-8 minuta dhe eshte gati medium rare.
  8. Hiqeni nga nxehtesia dhe lereni ne pjate. Mos e prekni per 3-5 minuta. Kjo pike eshte teper e rendesishme, pasi e lejon te uli nxehtesine.
  9. Pasi te kalojne 3-5 minuta, priteni ne copa

Mund ta shoqeroni me perime te furres apo te zjera, ose cfare te doni por nje gje qe duhet patur parasysh eshte qe ato shoqerueset duhet te jene me shije me te thjeshte se sa mishi.

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Receta Pico de Gallo – Salca Meksikane

Nje nder gjera kryesore qe preferoj eshte sidomos kur fton njerez ne shtepi, shikoni ...

Biskota vegane me çokollatë

Dieta vegane sot nuk shihet me atë paragjykim që shihej në fillimet e saj ...

Si te gatuajme veze te skuqura te nje niveli tjeter

Vezet e skuqura per mua jane ushqimi me perfekt I cdo gjeje – praktikisht ...

Akullore me çokollatë (3 përbërës!)

Bëmë një sondazh para disa ditësh në Instagramin e Delicious (@deliciousalbania), mbi preferencën e ...

Kupa të vogla me krem Mocha

Nëse ju është mërzitur kafeja e përditshme e mëngjesit, kemi recetën perfekte për ta ...

Rizoto me kërpudha

Ndonëse këtu në Delicious preferohen më tepër recetat e pastave të ndryshme (klikoni këtu ...