Tava me patate mund të jetë nga ushqimet e mia më të preferuara, dhe nuk është nevoja ta shpjegoj pse. Siç kam thënë edhe në postime të mëparshme, të gjithë e duan pataten! Mund ta përgatisni tavën me patate me mish viçi, qengji, keci, madje edhe me peshk apo, diçka më të thjeshtë si disa salçiçe të mira. Tava me patate nuk zhgënjen asnjëherë.

Megjithatë, nëse thjesht jeni mësuar të qëroni patatet, t’i prisni në feta, t’i rendisni në tavë me erëza dhe t’i piqni, na lejoni t’ju tregojnë një tjetër mënyrë se si të merrni tavë kremoze me patate, për të lëpirë gishtat. Do ta kuptoni që në fillim se ku qëndron sekreti i kësaj pjate!

Përbërësit (për 6 persona)
1 kg patate
800 ml qumësht
arrëmyshk
1 gjethe dafinë
1-2 lugë gjalpë
2-3 thelbinj hudhër, grirë hollë
kripë, piper


Përgatitja
1. Ndizeni furrën në 180 gradë. Qëroni dhe prisni patatet në feta të holla.
2. Në një tenxhere të madhe, vendosni fetat e patateve dhe derdhni në të qumështin, derisa të mbulohen. Shtoni më tepër qumësht nëse duhet. Shtoni pak kripë, piper dhe arrëmyshk dhe fusni gjethen e dafinës. Ziejini ngadalë në flakë mesatare për rreth 15 minuta, derisa patatet të zbuten por jo të gatuhen plotësisht, dhe qumështi të mpikset. Hiqini nga zjarri.
3. Bëni një tavë pjekjeje me gjalpë dhe spërkasni hudhrën e grirë në fundin e saj. Me një lugë me vrima, nxirrni patatet nga qumështi dhe rreshtojini në tavë. Provojeni qumështin për erëza dhe rregullojeni sipas dëshirës, më pas derdheni mbi patatet derisa të mbërrijë në sipërfaqen e patateve, por JO t’i mbulojë.
4. Piqini patatet për rreth 1 orë derisa qumështi të thithet dhe pjesa e sipërme e tavës të jetë e artë.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Special: Dinner for two made at home for Valentines

Happy Valentine’s Day – the yet so commercialized but still one of those days ...

Fishop

Nese peshku dhe frutat e detit jane dobesia juaj, athere Fishop eshte nje nder ...

Arsyet pse duhet te perdorim Caj Jeshil.

Kushedo qe lexon nje artikull online ose nje gazete e ka vene re zhurmen ...

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...

Qofte vegane Falafel

Me perhapjen e veganizimit, degjojme gjithnje e me teper “falafel, falalel”… po çfarë janë ...

[Gallery] A hole in one – Cute Fried eggs with a hat

Also known by waay to many creative names “toad in the hole”, “gashouse eggs”, ...