Receta klasike: Tiramisu!

Personalisht, jam fanse e madhe e ëmbëlsirave me ëmbëlsi dhe hidhësi brenda tyre.

Nuk i dua ëmbëlsirat e sherbetosura, sepse çdo gjë duhet me balancë. Gjithçka duhet të ketë sheqerin dhe kripën e saj, edhe vetë ëmbëlsirat, pavarësisht emrit të tyre.

Cila është ëmbëlsira juaj e preferuar? Imja është tiramisuja, pa pikë dyshimi. Kafeja në këtë ëmbëlsirë është një tjetër element që ma fiton zemrën, ashtu siç ia kanë dalë çokollatat “Pocket Coffee” (edhe këto të preferuara).

Në fund të fundit, tiramisuja është një ëmbëlsirë klasike. Gjynah të mos e trajtojmë në këtë blog, apo jo?

 

Përbërësit (për 6 veta)

5 vezë

3 të bardha vezësh

150 gr sheqer

500 gr djathë mascarpone

Pak kripë

200 gr biskota savoiardi

2 gota kafe e shkurtër

200 gr çokollatë e thërrmuar

1 lugë kakao e hidhur

Përgatitja

  1. Rrihni vezët me sheqer, derisa vezët të marrin ngjyrë shumë të hapur. Shtoni me kujdes djathin mascarpone përpara, pastaj 3 të bardha vezësh të rrahura si borë me pak kripë.
  2. Lyeni fundin e tavës me një shtresë krem nga ky i sapopërgatitur, shtoni biskotat savoiardi që i keni zbutur më parë në kafen e shkurtër, mbulojini me një shtresë tjetër kremi dhe çokollatën e thërrmuar.
  3. Vazhdoni të ndërtoni ëmbëlsirën me shtresa deri në fund. Mbulojeni me shtresën e fundit të kremit, hidhni kakao të hidhur, dhe lëreni në frigorifer për 3 orë së paku.

Ju bëftë mirë!

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Biskota me mente & çokollatë (inspiruar nga “After Eight”)

Çokollatë dhe mente? S’duken si dy përbërës që shkojnë bashkë, apo jo? Megjithatë, nëse ...

3 Pasta verore qe kemi pritur gjithe vitin per ti bere

Gjate veres jane teresisht normale pushimet verdalle, dhe ku ka me mire nese jeni ...

Fettuccine me pule dhe salce alfredo

Nje nder gjerat me interesante dhe te thjeshta per te gatuar jane pastat dhe ...

Burger Tradicional i bere ne Shtepi

Burger, aq sa eshte nje tradine amerikane dhe ka nevoje per bbq dhe grille, ...

Receta klasike: Cinnamon Roll

I mbani mend pikat “Cinnabon” që u hapën nëpër Tiranë? As nuk i frekuentoja ...