Amaretat, biskotat “cute”

Për çaj, për kafe, apo thjesht për të thyer atë urinë e mesnatës, që të zë kur të ka kaluar orari i gjumit… lërja amaretave në dorë që të përmirësojnë gjithçka!

Këto biskota të famshme dhe fort të shijshme me bajame kanë vetëm 4 përbërës, dhe janë argëtuese në përgatitje!

Mund t’i gatuani ato si për kënaqësinë tuaj, ashtu edhe si një dhuratë për një person të dashur. Nuk gabon kurrë me një dhuratë të tillë!

 

Përbërësit (për rreth 30 copë)

300 gr sheqer pluhur

180 gr bajame të pjekura të ëmbla

20 gr bajame të pjekura të hidhura

2 të bardha vezësh

Përgatitja

  1. Grini së bashku me sheqerin bajame të ëmbla dhe të hidhura.
  2. Bëni bashkë gjysmën e sheqerit me 1 të bardhë veze, pastaj gjysmën tjetër me të bardhën tjetër të vezës.
  3. Punojini me dorë derisa të përftoni një brum homogjen me të cilin të formoni tuba të mëdhenj me diametër 3-4 cm. Pritini në copa me 1 cm trashësi.
  4. Formoni toptha dhe shtypini lehtë. Vendosni këto biskota në tavën e bërë me gjalpë dhe miell, spërkatini me sheqer pluhur dhe piqini në furrën tashmë të nxehtë me 220 gradë, për 30 minuta.

Shërbejini amaretat të ftohta. Ju bëfshin mirë!

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pjata te shendetshme nga lindja: Sallata Fatush

Si per jave te mbare nje sallate persembari. E ardhur nga lindja e mesme ...

Ide Shën Valentini: Oysters (gocë deti)

Njihen si ushqim delikat dhe fantastik në shije, por sidomos si afrodiziak për njeriun, ...

Jufka me pulë

Mishi i pulës është mishi më i dashur në shtëpinë time, dhe ndonëse shpeshherë ...

Biskota me xhenxhefil

Nuk e di ç’mendim keni për xhenxhefilin, por është besimi im se shqiptarët duhet ...

Tavë me domate dhe kunguj

Kjo tavë ngjan si e famshmja turli franceze Ratatouille, recetën e së cilës e ...

Sallate me pule, patate dhe pomodorini

Receta e sotme, eshte super e thjeshte dhe e shendtshme. Do ju duhen disa ...