Biskota me xhenxhefil

Nuk e di ç’mendim keni për xhenxhefilin, por është besimi im se shqiptarët duhet ta përdorin më tepër në gatimet e tyre. Nuk e harroj eksperiencën time të parë me këtë ushqim (sepse s’di cilës familje i përket), në Amerikë, kur provova një karamele në dukje të padëmshme, por që digjte për qamet. Kushërinjtë e mi më shpjeguan se karamelja ishte me xhenxhefil, dhe është një shije shumë  e preferuar në SH.B.A., sidomos si antiseptik.

E kam zakon që herë pas here të marr xhenxhefil dhe ta bëj turshi, atë çfarë japonezët e quajnë “gari”. Mund ta keni vënë re xhenxhefilin turshi nëse keni ngrënë sushi. Funksioni i tij është të pastrojë qiellzën kur kalohet nga një lloj sushi në një tjetër.

Sot ama, do të ndalemi te ëmbëlsirat dhe do të ndajmë me ju recetën e biskotave me xhenxhefil.

 

Përbërësit (për rreth 30 biskota)

100 gr gjalpë

220 gr sheqer

1 lugë melasë

1 vezë e rrahur

220 gr miell

gjysmë luge kanellë pluhur

2 lugë xhenxhefil pluhur

1 lugë bikarbonat sode

 

Përgatitja

  1. Në një tas të madh rrihni gjalpin, sheqerin dhe melasën në krem. Shtojini vezën dhe punojeni sërish.
  2. Sitni mbi këtë masë përbërësit e tjerë dhe trazojini me kujdes.
  3. Në një tavë të bërë me gjalpë, vendosni në distanca të barabarta lugë të njëjta me këtë brumë, duke lënë pak hapësirë midis tyre. Shtypeni lehtë çdo biskotë me një pirun ose me gishta për t’i sheshuar.
  4. Kalojini në furrë me 180 gradë për 10-12 minuta. Lërini të ftohen dhe kalojini në një kuti teneqeje.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Cupcakes me Nutella dhe fruta pylli

Te dalim pak tek tema e embelsirave, mbase tema e preferuar e te gjitheve. ...

Gatuaj pa receta Seria 2: Revolucion Indian me Spinaq dhe Qiqra

Kjo eshte nga keto recetat qe do te besh dicka healthy por vetem spinaq ...

Drejt e nga Brazili: Brigadeiro!

Historitë e ndryshme në internet tregojnë se këta toptha çokollate që ta bëjnë me ...

How to cook a steak

Simply put – there is nothing like a great freaking steak cooked wonderfully. Follow ...

Diell, Det & Lefkada | Parajsa ngjitur me Jugun tone

Si jeni? Une jam pas pushimesh dhe e shfrytezova kete pjesen e Gushtit per ...