Ndonjëherë, gjatë pushimeve të shkurtra në shkollë apo në punë mund t’ju kapë një neps për të cimbisur diçka, sa për të mbushur pak stomakun. Zgjidhja e parë, në mungesë të opsioneve të tjera, është të blini diçka të paketuar në dyqanet që ndodhen kudo rreth nesh. Nuk është nevoja të themi që kjo nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme, përkundrazi, është shumë larg saj.

Megjithatë, receta për qitrot e sheqerosura që po ju japim sot mund t’ju ndihmojë në këtë pikë. Kjo ëmbëlsirë mund të mbahet fare lehtë në një kuti të vogël në çantë dhe të konsumohet si snack. Është e shijshme dhe e përgatitur nga vetë ju, pa qenë nevoja të merakoseni se çfarë po fusni në trupin tuaj.

 

Përbërësit

4 qitro të mëdhenj

1 litër ujë

300 gr sheqer

 

Përgatitja

  1. Grijuni qitrove lëkurën dhe ndani në katër kuadratë të ngjashëm secilën qitro. Prituni me thikë thela të gjata 4-5 cm, rreth 1-2 cm të trashë.
  2. Vendosni në tenxhere copat e qitros, hidhni 1 litër ujë dhe 250 gr sheqer. Vlojini në zjarr mesatar për 30 minuta, derisa qitrot të marrin ngjyrë opake dhe lëngu të avullojë plotësisht. Lërini mënjanë të ftohen dhe thahen.
  3. Sheqerin e mbetur hidheni në pjatë dhe kaloni aty copat e qitros për t’i sheqerosur.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Vita 99

Ky restorant ne pikpamjen time personale eshte personifikimi i te gatuarit te pastave te ...

Kek me banane me dopjo cokollate

I jemi qepur embelsirave sot mqs eshte e hene, cte bejme, na zuri. Nga ...

A proper lunch that is ready within one episode of FRIENDS

I would say that the dirty mean reason of this recipe is that noone ...

Pjata te shendetshme nga lindja: Sallata Fatush

Si per jave te mbare nje sallate persembari. E ardhur nga lindja e mesme ...