E hasa këtë recetë me emrin Pula “Maryland”, dhe  ekziston vërtet një gatim i tillë, lidhur me shtetin Maryland në SH.B.A., por nuk është gjë tjetër veçse pulë e skuqur, siç mund të keni parë në lokalet “KFC”.

Me që ra fjala, si ju duket ajo pulë? E provova herën e parë që u hap një dyqan “KFC”, dhe ndonëse ishte me mjaft shije, nuk më shkon ndërmend se si mund të jetë nga ushqimet më të dashura dhe të konsumuara amerikane. Stereotipi i dashurisë së amerikanëve për gjërat e skuqura është i vërtetë, më besoni. Kanë edhe panaire kushtuar vetëm ushqimeve të skuqura tej për tej, si pulë, Oreo, shalqi dhe një tub gjalpë.

Por sidoqoftë, rikthehemi te pula. Vërtet nuk është nevoja t’ju themi që duhet ta konsumoni vetëm një herë në sa kohë, nëse ju dhimbset zemra juaj, ama s’mund t’ju lëmë edhe pa recetën e saj.

Ah, duhet t’ju themi edhe diçka: Pula “Maryland” zakonisht shoqërohet me banane të skuqura.

 

Përbërësit (për 4 persona)

4 kofshë pule të mëdha

1 vezë e rrahur

3 lugë qumësht

100 gr thërrime buke të thara

1 lugë çaji spec i kuq

½ lugë çaji pluhur hudhre (ose hudhër e shtypur)

vaj për skuqje

Përgatitja

  1. Në një tas të vogël kombinoni vezën me 3 lugë qumësht.

2. Në një tjetër tas, kombinoni thërrimet e bukës me specin e kuq dhe hudhrën.

3. Zhytni copat e pulës te veza, më pas rrotullojini në thërrime buke.

4. Mbushni fundin e tiganit me rreth 1.5 cm vaj, më pas skuqni copat e pulës me thërrime, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të skuqen tejpërtej. Thajini kofshët në letër kuzhine.

Ju bëfshin mirë!

 

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kruasant: Metoda e shkurtër

A mund të biem të gjithë dakord që kruasantët janë ushqimi i përkryer për ...

Sallate me pule, patate dhe pomodorini

Receta e sotme, eshte super e thjeshte dhe e shendtshme. Do ju duhen disa ...

Chocolate ganache – E Embel si mamka.

Dita e 8 Marsit eshte nje dite sado e kendshme qe I blehen lule ...

Qofte shtëpie të mira sa më ska

Qoftet janë një gatim tepër domethënës për rajonin tonë, nga Ballkani deri më Azinë ...

Sallata Kaprese pak me ndryshe

Ne shqiperi, kemi fatin e mire qe rriten nje sasi shume e madhe domatesh. Keto te ...

Zupa emiliane

E quajmë zupë emiliane, por vetë italianët e quajnë “zuppa inglese”, pra zupa angleze ...