Biskota me kafe moka

Nuk kam të ngopur me ëmbëlsirat që përmbajnë sado pak kafe brenda recetës së tyre. Mendoni tiramisunë, apo të shijshmet çokollata “Pocket Coffee” – për mua janë kokë më kokë me “Ferrero Rocher”.

Një ëmbëlsirë tejet e ëmbël nuk ka se si të jetë e plotë, pasi duhet edhe një element ekstra, një “kick” për qiellzën tonë. Kafeja është përbërësi sekret, sidomos për shqiptarin, po të mendojmë se sa shumë e duam një (apo 5) filxhanë kafe në ditë, pa orar.

Biskotat me kafe moka që do të ndajmë sot me ju janë perfekte për në mëngjes, për të shoqëruar apo edhe zëvëndësuar të pamungueshmin filxhan kafeje.

Për më tepër, pafka e çokollatës në qendër të tyre është një detaj i përsosur, sepse kujt s’i pëlqen një ëmbëlsirë me copa çokollate brenda saj?

Kafe dhe çokollatë… s’ka si bëhet më mirë.

 

Përbërësit

125 gr gjalpë

125 gr sheqer

2 lugë kafe e bluar shumë imët

1 lugë esencë vanilje

150 gr miell

gjysmë pakoje maja pluhur

pak kripë

rreth 30 pafka çokollatë të bardhë/të zezë

Përgatitja

  1. Rriheni gjalpin me sheqer sa të bëhet krem. Shtoni kafenë dhe vaniljen dhe përziejini mirë.
  2. Sitni miellin bashkë me majanë e kripën dhe shtojani masës së parë duke e përzier mirë. Me përzierjen e përgatitur formoni topa dhe vendosini në një tavë të lyer me gjalpë.
  3. Me pëllëmbën e dorës shtypini topat lehtë dhe vendosuni në qendër nga një pafkë çokollatë të bardhë apo të zezë.
  4. Kalojini në furrë me 160 gradë për 15-20 minuta. Shërbejini me kafe apo kapuçino.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Speciale: Cheesecake Edicioni 1 – Versioni Klasik

Embelsirat jane NONA!  Cheesecake eshte fenomenal. Si fillim do ta nisim me nje recete ...

Si te pergatisim tzatziqin.

Cuditemi sesi kjo recete ska ardhur me perpara ne faqen tone teksa nuk ekziston ...

Receta nga Orienti: Veze te skuqur me oriz, qepe te njoma dhe avokado

Recete qe as nuk quhet as recete pasi eshte fantastikisht e thjeshte dhe eshte nje ...

Pankakes me kos dhe shege

Pankakes, petulla, whatever – I quajme si te doni. Te preferuarat e mija jane ...

Tutorial: Salads

Salads are so cool lately, so chic because so many people have made them ...

Luftë Cheesecake-sh/ Cheesecake japonez

Pas recetës së thjeshtë të cheesecake-ut amerikan, na vjen keq t’ju themi që keni ...