Tartufë me çokollatë

Ëmbëlsirat e vogla në formë topthi mund të jenë dhurata më e mirë në botë, si një surprizë “thjesht sepse”.

Mjafton të keni një kuti të bukur ëmbëlsirash ku mund të rreshtoni disa toptha me çokollatë, për t’ia dhuruar një personi të dashur për ju thjesht sepse është e enjte.

Qofshin këto toptha ëmbëlsirat Brigadeiro që kemi trajtuar pak javë më parë, apo tartufët me çokollatë që do të trajtojmë sot, dhurata juaj do t’ia qeshë këto ditë të zymta e me shi marrësit të saj.

 

Përbërësit (për 20 tartufë)

50 gr gjalpë

50 gr sheqer pluhur

2 të verdha vezësh

100 gr ajkë e lëngshme

1 pako e vogël sheqer me vanilje

300 gr çokollatë e grirë

4 lugë kakao e hidhur pluhur

 

 

Përgatitja

  1. Rriheni gjalpin me sheqerin pluhur derisa të bëhet si krem dhe shtoni, duke punuar vazhdimisht, të verdhat e vezëve, njërën pas tjetrës.
  2. Ziejeni ajkën dhe treteni aty sheqerin me vanilje. Hidheni ajkën e vluar në kremin me gjalpë, përziejeni aty çokollatën e grirë dhe lëreni në frigorifer të ftohet.
  3. Duke përdorur një lugë, formoni toptha dhe kalojini në kakaon pluhur. Lërini të ftohen në frigorifer derisa t’i shërbeni.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kure Hangoveri: Bacon, Veze dhe djathe alla francezet

E dini qe eshte e premte? Dhe java ka ikur ekstrem shpejte? Teorikisht eshte ...

Si te bejme krepa: Krep me Nutella dhe Banane

I keni parasysh ato krepat e petroninit? Doni te dini si behen? Do ju ...

S’mores: Biskota, marshmallow dhe çokollatë

Ne shqiptarët s’e kemi fort të përhapur kulturën e kampingut, dhe aq më pak ...

Krem çokollatë me Kahlua

Krahas ëmbëlsirave me pullë jeshile, pra të konsumueshme edhe nga fëmijë (siç është e ...

Musakaja tradicionale greke

Nuk është nevoja të bëjmë prezantime për këtë gatim tradicional grek, por i përgatitur ...