E di që keni ngrënë krepa të paktën një herë në jetën tuaj. Qoftë pas një nate jashtë, apo si një drekë grab-n-go, krepat janë bërë pjesë e pandashme e ushqimeve konsumuar pa masë nga shqiptarët.

Janë një koncept i bukur ushqimor, në fund të fundit: një “pjatë” brumi, të cilën mund ta mbushësh me ç’të të dojë zemra, e ëmbël a e kripur qoftë.

Ja receta bazike e këtij ushqimi fantastik!

 

Përbërësit (për 12 krepa)

3 vezë të mëdha

150 gr miell

30 gr sheqer

Gjysmë luge kripë

375 ml qumësht

4 lugë gjalpë

 

 

Përgatitja

  1. Rrihni vezët në një tas. Hidhni miellin, sheqerin dhe kripën në një tas tjetër dhe shtojini gradualisht qumështin, duke e përzier vazhdimisht. Hidheni këtë përzierje mbi vezët dhe rriheni derisa brumi të bëhet homogjen.
  2. Mbulojeni me celofan transparent brumin dhe ftoheni në frigorifer për 30 minuta. Rriheni përsëri pastën e përgatitur përpara se ta përdorni.
  3. Shkrini 1 lugë gjalpë në tigan. Hidhni një garuzhde nga masa e brumit në tigan, dhe shtrojeni që të zërë fundin e tiganit, në trajtë rrethore. Ziejeni në zjarr mesatar derisa pjesa e poshtme të marrë ngjyrë. Me një paletë druri kthejeni, që të marrë ngjyrë edhe faqja tjetër. Rrëshqiteni në pjatë.
  4. Shtoni përsëri gjalpë në tigan, dhe përsërisni procesin, derisa të mbaroni tërësisht brumin.

 

Zgjidhni Nutella, biskota, banane, apo fruta të tjera, ose një mbushje të kripur për krepat tuaj.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Linguine qe kafshojne me ullinj, kaperi dhe achuge

Zakonisht makaronat ne kemi nje “strukture” qe perdorim – makarona, salce domatesh dhe gjera ...

One-Pan Pasta “The Lazy Sunday Solution”

This is the perfect recipe for the lazy and everyone that are still in ...

Pule me ereza, agrume dhe kaperi

Te gjitha recetat qe kemi postuar deri tani kane patur si qellim kryesor nepsin ...

Ëmbëlsira “Ishujt lundrues”

Zor se keni dëgjuar më parë për këtë ëmbëlsirë, apo t’ju kenë zënë sytë ...