Brownie vegane (sërish të shijshme)

Kam konsideruar seriozisht që ta provoj kuzhinën vegane, me hovin që ka marrë vitet e fundit. Mbase është një dietë ushqimore shumë e tepruar, me mungesën e mishit, qumështit, vezëve, gjalpit, mjaltit etj., por me sa më kanë parë sytë, gatimet e tyre duken të shijshme.

Thonë që dieta vegane ka shumë anë pozitive, dhe trupi më tepër përfiton se sa vuan nga ndërprerja e mishrave dhe produkteve shtazore. Mbase është e vërtetë, por duhet të studioj më tepër mbi këtë çështje.

Megjithatë, ka edhe të tjera përfitime në këtë mes: mendoni se sa priten shpenzimet mujore, kur nuk përfshin mish në listën e pazareve. Po ashtu, duhet vërtet të rris sasinë e perimeve dhe frutave që konsumoj.

Natyrisht pastaj, ndihesh mirë kur nuk po ha diçka tjetër që dikur ishte e gjallë. I keni parasysh ato videot në Youtube, ku i vënë njerëzit të hanë pulë të skuqur, dhe pastaj u sjellin zogj pushverdhë pule që t’i përkëdhelin? Ndihesh pakëz keq dhe i rimendon zgjedhjet e tua ushqimore, ma merr mendja.

Kalimi nga gjithçkangrënës në vegan nuk është aspak i lehtë, ndaj e nisim me një ëmbëlsirë vegane, si fillim. Mund të ketë të njëjtën shije me ëmbëlsirën reale, në mos më të mirë!

 

Përbërësit (për 4-6 veta)

200 gr sheqer i bardhë

200 gr sheqer kaf

100 gr kakao e hidhur pluhur

120 ml vaj

½ lugë çaji sodë buke

2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje

1 lugë çaji kripë

200 gr miell

200 ml ujë

150 gr arra të copëtuara

150 gr copëza çokollatë (e zezë)

Përgatitja

  1. Shtoni në një tas sheqerin e bardhë, sheqerin kaf, kakaon e hidhur, vajin, sodën e bukës, ekstraktin e vaniljes dhe kripën (pra 7 përbërësit e parë), dhe përziejini derisa të bëhet masë homogjene.
  2. Shtoni më pas miellin dhe ujin dhe përziejini sërish, derisa të bëhet një masë kremoze.
  3. Shtoni arrat e copëtuara dhe copëzat e çokollatës dhe përziejini sërish.
  4. Hidheni brumin në një tavë të thellë katrore ku të keni vendosur letër furre (mos përdorni gjalpë!), dhe piqeni me 180 gradë për 12-15 minuta. Lëreni të ftohet dhe shërbejeni në copa.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kallamarë të mbushur

Këtë recetë e kam hasur në një libër me receta greke, sepse afërmendsh, nuk ...

Krem çokollatë me Kahlua

Krahas ëmbëlsirave me pullë jeshile, pra të konsumueshme edhe nga fëmijë (siç është e ...

Sanduic me bejkon.

Receta e rradhes super e thjeshte eshte ne nje nivele komplet tjeter me gjithe ...

Jambalaya, nga New Orleans

Nga kuzhinat më të spikatura në SH.B.A. është ajo e shtetit të Luizianës, specifikisht ...

Si të përgatisim xaxiqi

Zor se ka shqiptar që nuk e njeh këtë “salcë”, ardhur nga shteti fqinj ...

Karkaleca pikantë me arrë kokosi

Duket se shqiptarët e kanë zakon t’i ruajnë gatimet e detit për në fundjavë, ...