Biskota me mente & çokollatë (inspiruar nga “After Eight”)

Çokollatë dhe mente? S’duken si dy përbërës që shkojnë bashkë, apo jo?

Megjithatë, nëse i keni provuar petëzat “After Eight”, çokollatë me një shtresë mente brenda saj, e dini që s’është e vërtetë.

Nëse as ato s’ju pëlqejnë, mbase nuk i keni ngrënë mjaftueshëm. Vazhdoni, provoni edhe ca më tepër dhe do të zbuloni që në fakt, i adhuroni.

Në recetën e sotme do të përfshijmë edhe biskotat në këtë mes, për një “crunchy twist” fantastik.

 

Përbërësit (për rreth 40 biskota)

230 gr gjalpë pa kripë

100 gr sheqer

½ lugë çaji ekstrakt vanilje

1 lugë çaji ekstrakt mente

200 gr miell gjithë-përdorimësh

60 gr kakao e hidhur, pluhur

¼ lugë çaji sodë buke

250 gr copëza çokollate

4 lugë çaji vaj

 

 

Përgatitja

  1. Përzieni gjalpin dhe sheqerin derisa të bëhet një krem i lehtë dhe i fryrë. Shtoni ekstraktin e vaniljes dhe mentes.
  2. Përzieni veçmas miellin, kakaon dhe sodën e bukës. Shtojani përzierjes së gjalpit me sheqer dhe vazhdoni ta rrihni derisa të bëhet brumi. Mbulojeni me letër plastike dhe futeni në frigorifer për së paku 1 orë.
  3. Nxeheni furrën në 180 gradë dhe vendosni letër furre mbi një tavë. Nxirreni brumin dhe lëreni në temperaturë dhome për pak minuta që të punohet më lehtë.
  4. Shtrojeni brumin dhe prisni rrathë me diametër 5 cm. Vendosini rrathët në tavë, lërini të pushojnë për 20 minuta, pastaj piqini për 20 minuta. Nxirrini biskotat dhe lërini të ftohen.
  5. Në një tas, shkrini në mikrovalë copëzat e çokollatës, duke i përzier çdo 15 sekonda, derisa të jetë plotësisht e lëmuar. Shtoni vaj për ta bërë çokollatën më të hollë.
  6. Zhysni çdo biskotë në çokollatë dhe lërini të ftohen në frigorifer derisa të ngurtësohen.

 

 

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tartufë me çokollatë

Ëmbëlsirat e vogla në formë topthi mund të jenë dhurata më e mirë në ...

Pene me brokoli, pana dhe fileto pule

Eshte kjo koha tani qe po nderrohet gjaku dhe eshte bere pak problematike te ...

Thai Chicken Wings

Hot summers and steamy afternoons after work are the 101 for beers and bar ...

Strudel me mollë (si tek “Inglorious Basterds”)

E keni parë filmin “Inglorious Basterds”? Është e paharrueshme fraza “Banzhorno” (Buongiorno) e Brad Pitt ...

Sexy Sardines total makeover

There is something about different cultures that amazes me – from how sushi chefs ...

Krem me çokollatë dhe portokall

Të përfitojmë sa jemi në stinë portokallesh, dhe të mos i hamë thjesht të ...