Receta gatimi EAZYY fare: Fileto Vici, Patate krokante te furres dhe sallate greke

Ndonjehere keto recetat e bukura dhe super fancy me perberes pak ekzotik behen pak te lodhshme per tu bere kur e vetmja gje qe ju intereson pas nje dite te gjate pune eshte te ushqeheni sic duhet me dicka te bere ne shpi dhe jo te porositni. Ky eshte rasti specifik qe po flasim…

Do ju duhet fileto vici, patate te thjeshta, domate, kastraveca, qepe, speca, djath i bardhe, vaj ulliri dhe ereza (kripe, piper i fresket, paprika dhe rigon)

Tani, duke qene se patatet duan 40 minuta, filloni me to.

  1. Ngrohni furren ne 220 grade
  2. Patatet, pritini ne forme gjysem hene, marinojini me vaj ulliri, kripe, piper i frekset, rigon dhe paprika. Vendosni ne nje tave nje nga nje, por qe te mos prekin njera tjetren dhe mundesisht te rine ne kembe.
  3. Vendosni patatet ne furre.
  4. Gjate kesaj kohe marinoni filetot e vicit me kripe dhe piper. Tregohuni te bollshem pasi kur eshte copa e trashe, ka nevoje per shume marinim.
  5. Beni gati sallaten greke. Pritni domatet, kastravecat, qepet, specat dhe copetoni djathin e bardhe. Hidhini siper kripe, rigon dhe vaj ulliri. Trazojeni dhe vendoseni ne tavoline.
  6. Kur te jemi aty tek minuta e 20 e patateve, vendosni tiganin me zjarr te larte.
  7. Sapo te jete tigani super i nxehte, hidhini pak vaj ulliri deh vendosni filetot. 3 minuta nga cdo ane. dhe pastaj kthejini cdo 1 minute deri sa te behen gati sipas qejfit tuaj. Une e dua medium rare, keshtu qe me 8 minuta jane gati.
  8. Kur te jene gati, mos harroni qe ti lini te rrine ne pjate per 10 minuta. Pasi zbuten dhe behen me te shijshme. MOS I PREKNI GJATE KESAJ KOHE.
  9. Nxirrni patatet nga furra, duhet te jene krokante nga jashte dhe te buta brenda ne ket epike.
  10. Shoqerojini me pak salce barbeque

E bukura e kesaj darke eshte qe shkon me cfare te keni ne shtepi. Nje gote vere (nga ajo vera qe late mbreme pa mbaruar), nje gote birre…qofte dhe nje cocktail nese keni nerva ta beni.

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Gatuaj pa Receta Seria 5: Mengjes Japonez qe me ne fund mund ta beni ne shtepi

Ushqimi japonez, eshte I preferuari im – qe nga konceptet qe kane per menyren ...

Speciale: Cheesecake Edicioni 1 – Versioni Klasik

Embelsirat jane NONA!  Cheesecake eshte fenomenal. Si fillim do ta nisim me nje recete ...

Ide Shën Valentini: Fruta në çokollatë fondente

Shën Valentini nuk ka kuptim pa çokollatë. Ndaç si dhuratë për ju, ndaç në ...

Tavë kremoze me patate dhe kërpudha

Një gatim i shijshëm, i dashur nga të gjithë, domosdoshmërisht përmban patate. E tillë ...

Rosto vici e thjeshte dhe perfekte

Ne mendjen time rosto-ja eshte nje nder gjerat qe kemi bere neper festa – ...