Nje gje qe e ka darka e vitit te ri eshte fakti qe ne te vertete nuk eshte darke, por eshte nje gosti qe zgjat disa dite. Ajo java pas vitit te ri eshte si jave zombiesh, te mbingopur, me nivelin e alkoolit ne gjak qe nuk bie per qamet dhe nder te tjera duke vuajtur kur hypen dhe zbret shkallet.
Shume nga ne bejne ato premtimet e Vitit te Ri, tipi “New Year, New Me” – e shqiperuar: E nisim vitin e ri mbare. Keto premtime ose zotime kane tendencen te jene pak ekstreme dhe nga nje jetese sendetare me nje diete ushqimore te ngarkuar, do kalojme ne brokoli, lulelaker dhe fileto pule…deri sa dalim te enjten, dhe kthehesh e ha dy sufllaqe para se te shkosh ne shtepi…
Per ta bere kete qasje sa me te prekshme, kam ndertuar nje plan me zotime te prekshme dhe qe ne fakt bejne sens. Po marr parasysh qe keni qe ne korrik pa shkuar ne palester (pas selfies te fundit te plazhit) dhe tani gjendja eshte bere alarmante sidomos nese ska ngelur me sallate ruse ne shtepi.
Janar: Fillo nje Palester me nje program.
Nje nder pikat kyce te palestres eshte qe duhet te keni nje plan ne mendje. Per kete mund tu ndihmoje kjo seria “Shendetshmerisht” edhe instruktori I palestres. Percaktoni nje plan ushtrimesh edhe ndiqi me rigorozitet.
Nese me thoni qe skeni kohe per palester, ja fusni kot se pertoni. Nje seri ushtrimesh te mjaftueshme kerkon 45 minuta – mund te dilni ne bllok pas palestre, aty do jene njerezit.
Po e ritheksoj – eshte e rendesishme te keni nje plan ushtrimesh dhe ti vendosni vetes qellime (dua ate me beje ajo kemisha qe sme ben me…ato pantallonat e bukura…etj etj)
Shkurt: Hiqni qafe sheqernat dhe karbohidratet e teperta
Meso per armiqte kryesor te trupit dhe si ti luftosh. Tek seria shendetshmerisht gjeni nje artikull te plote ne lidhje me ushqimin dhe se si duhet ta organizojme ate. Per te mos thene per recetat e pafundme ne faqe!
Mars: Mengjesi tashme duhet bere prioritet
Fokusohuni te hani nje mengjes me yndyrna te mira, karbohidrate dhe te pasur me proteina.
Prill: Pak vrap ne kohe te mire
Dilni dhe beni pak vrap, cdo te diele dhe pastaj pini kafen e mengjesit tek Tribeca (bashke me ate konjakun ne diell…)
Ne kete muaj matuni pasi do filloni te zvendesoni tulet e teperta me muskuj edhe nuk do arrini te kuptoni
Maj: Permireso Gatimin
Per ta bere kete gje jane disa seri ne Delicious qe mund tu ndihmojne shume, pa marre parasysh recetat e pafundme.
Ne parim, qellimet kryesore duhet te jene:
- Midis furres dhe tiganit, zgjidh furren.
- Perdor vaj te shendetshem – vaj ulliri kryesisht – shko gjeje vaj tamam, nga ato qe behen ketu dhe mundesish mere extra te virgjer.
- Kripa duhet filluar te zvogelohet ne sasi. Ne kemi nje guzhine te renduar me perdorimin e kripes – kujdes ne perdorim!
Qershor: Fillo nje klase
Ne fund te fundit, aktivitetet ne grup jane kompetitive dhe nuk e di per ju, por nuk shkon njeri te luaje basketboll dhe te humbi!
Korrik: Fillo lexo dhe meso
Qellimi I ketij muaji eshte te mesojme dhe lexojme. Per me teper, cfare do beni fundjavave duke u shelluar ne diell – hiqeni instagramin per 15 minuta dhe lexo pak per veten!
Gusht: Lexo etiketat e ushqimeve
Etiketat e ushqimeve qe blen ne supermarket jane zakonisht te standardizuara per sa I perket vlerave ushqimore. Nese nuk I kane keto etiketa te standardizuara, do te thote qe nuk I kane kaluar keto certifikime edhe dicka nuk shkon. Me qene se jane te standardizuara mjafton te kuptosh per makro dhe mikrot qe te duhen edhe leximi I tyre eshte teper I thjeshte.
Gjithashtu mos konsumoni ato produkte qe kane kalori boshe – psh uji me gaz, ose pijet me gaz. Ato nuk kane asnje vlere ushqimore por ngelen vetem ne vlera kalorike.
Shtator: Vrapo nje maratone (ose gjysem maratone)
Pervec qellimit primar, behuni pjese edhe tregohuni aktiv per trupin tuaj. Eshte e rendesishme ta besh njehere pasi nuk heq dot dore.
Une personalisht kete e kam qellim kete vit, ku vitin e shkuar nuk arrita dot.
Tetor: Dil Hiking.
E shikon? Jeta eshte me gjithe mend e bukur!
Keni shume zgjedhje dhe grupe qe organizojne udhetime 1 ose 2 ditore, me nivele te ndryshme veshtiresie gjithandej neper facebook.
Nentor: Pergatit ushqim per javen
Eshte nje pune qe kam mese nje vit qe e bej ne fakt dhe meson nga gabimet e tua. Kerkon online per mealprepping ose shiko ne delicious pasi ka disa artikuj per kete gje.
Parimet qe une ndjek jane:
- Sigurohu qe te kesh mjaftueshem ushqim per 4 dreka. E thene ndryshe, 4 fileto pule duhen medoemos qe te jene gati edhe te gatuara.
- Shoqerojini proteinat qe zgjidhni me perime te periudhes (ne rastin konkret ke patate, karrota, mashurka, bizele, brokoli, lulelaker sa te duash!)
- Gatuajini te gjitha te djelen mbasdite (do duhet MAX 2 ore duke pare edhe nje film gjate kohes) edhe mbajini ushqime te ndryshme vec.
- Para se te ikni ne pune, futini ne nje tas cfare ndiheni qe doni te hani ate dite edhe merrini me vete.
E shikon sa e thjeshte?
Show Comments (0)