Souffle me limon

Mund të jetë thjesht shija ime, por ëmbëlsirat tejet të sheqerosura më kanë tërhequr rrallëherë. I toleroj vetëm në rast festash fundviti, sepse si mund t’i thuash jo bakllavasë dhe kadaifit?

Por në ditë normale, preferoj më tepër tiramisunë, le të themi, dhe gjithçka që ka limon në të. Akullorja me limon nuk ka të dytë!

Për ata që gjejnë veten në shijet e mia, sigurisht, kam menduar për ju sot. Për ëmbëlsirë do të keni një soufflé fantastike me limon!

 

Përbërësit (për 4-6 veta)

0.5 l qumësht

150 gr sheqer pluhur

Lëvorja e grirë e një limoni

75 gr miell

60 gr gjalpë i ftohtë, në copa

5 vezë

1 lugë liker portokalli

 

Përgatitja

  1. Zieni qumështin me 100 gr sheqer dhe lëvoren e limonit në një tenxhere. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni miellin dhe gjalpin.
  2. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, duke i përzier mirë. Rivendoseni në zjarr dhe çojeni në vlim, pastaj lëreni të ftohet.
  3. Rrihni të bardhat e vezëve në trajtë bore, duke shtuar 50 gr sheqer kur të nisë të fryhet. Bashkojani të bardhat e vezëve brumit, tashmë i ftohur. Shtoni likerin.
  4. Vëreni në një tavë për furrë dhe piqeni për afro 20 minuta, derisa të marrë ngjyrë të lehtë.
  5. Spërkateni me sheqer pluhur, lëreni të ftohet dhe futeni në frigorifer për 4 orë.

Shërbejeni të ftohtë dhe me garniturën që dëshironi. Ju bëftë mirë!

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Petulla me çokollatë, nga Gordon Ramsay

Ndër shefat më të njohur dhe më intimidues në botë, Gordon Ramsay e ka ...

Receta Pico de Gallo – Salca Meksikane

Nje nder gjera kryesore qe preferoj eshte sidomos kur fton njerez ne shtepi, shikoni ...

Pule me mustarde, mjalte, rozmarine dhe patate

Sic mund ta keni vene re, recetat e pules jane te preferuarat e mija, ...

Kofshe Qengji me Salsa Verde dhe Kos me Mente

Kjo recete eshte nje recete qe eshte per 6-8 veta mundesisht. e ndare ne ...

How to cook a steak

Simply put – there is nothing like a great freaking steak cooked wonderfully. Follow ...