Banane të karamelizuara me mjaltë & arra

Është nga ëmbëlsirat më të thjeshta për t’u përgatitur, që ime më e ka zakon ta gatisë në vend, pasi na ka shërbyer një drekë të bollshme peshku.

Ka fare pak punë, në fund të fundit, dhe përbërësit shkojnë aq mirë bashkë sa nuk të bëhet më t’i hash veç e veç. Krijuar për njëri-tjetrin, siç i thonë.

 

Përbërësit (për 4 persona)

3-4 banane

2 lugë gjalpë apo vaj kokosi, nëse doni të eksperimentoni pakëz

1 kupë të vogël mjaltë

Arra të qëruara, sasi sipas dëshirës tuaj

1 lugë kanellë

 

Përgatitja

  1. Prisni bananet për së gjati, duke i ndarë në mes, dhe më pas ndajini 3 herë, për të përftuar 6 copa nga secila banane.
  2. Në një tigan shkrini gjalpin apo vajin e kokosit (i jep bananeve një aromë fantastike), dhe kur të jetë nxehur paksa, skuqni në të bananet. Kujdes të mos jetë nxehtësi shumë e lartë, dhe ruajini bananet se mos digjen. Duhet të marrin një ngjyrë të karamelizuar të kafenjtë.
  3. Pasi të jenë skuqur më së shumti nga të dyja anët, shtoni mjaltin, kanellën dhe arrat. Mbulojini bananet dhe arrat me mjaltë duke i kthyer në të, derisa të skuqen plotësisht.

Shërbejini në pjatancë dhe ju bëfshin mirë!

PS: Në vend të arrave, mund të hidhni edhe boronica të kuqe të thata.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pankakes me kos dhe shege

Pankakes, petulla, whatever – I quajme si te doni. Te preferuarat e mija jane ...

Si të gatuajmë pite

E njohim piten më së tepërmi sepse jemi popull i dashuruar mbas sufllaqes, por ...

Vezë skoceze

Nuk kisha dëgjuar kurrë për këtë gatim, derisa e zbulova në botën e Youtube-t. ...

Kafe Irlandeze

Ne keto dite te ftohta dimer ska gje me te mire sesa ta nisesh ...

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...