Jam rritur me imazhin e Braccio di Ferro-s qe can kanacen e spinaqit me llulle, dhe e kullufit sic kullufis une Nutellen.

E kam ngrene spinaqin te zier. Byrek. Me veze sy. Me kime. Cdo stil te ri gatimi sikur i shtohej nga nje pike simpatie, por te me pyesnin nese doja pak spinaq, isha gjithnje e ngopur.

Megjithate, mora dikur vendimin te nisja palestren. Palestra serioze perfshin ushqim te mire, dhe ushqimi i mire, domosdo, perfshin spinaqin.

TEORI PERSONALE: Ushqimet qe nuk funksionojne per mua si gjelle, funksionojne si sallate. Kete teori e nxora nga thjerrezat, pasi kembeva gjellen me thjerreza ne sallate me thjerreza, te ziera dhe te sperkatura ne vaj e uthull (molle).

 

Aplikova te njejten teori me spinaqin, te pazier, thjesht te pastruar, duke i shtuar dhe dy perberes te tjere:

1) Djathe i bardhe (dhie, mundesisht)

2) Boronica te kuqe te thata

Kete perzierje ujdiseni me vaj ulliri e uthull balsamike. Jo vetem qe eshte sallate tejet e shijshme, por edhe e bukur, nese mund te thuhet kjo gje per nje ushqim. Nuk keshilloj kripe, pasi merret mjaftueshem nga perberesit e tjere. Kujdes edhe ne sasine e uthulles balsamike, per te mos e bere sallaten tejet acidike, apo buzet tuaja si gomone.

Mund t’i shtoni edhe fruta te thata, si arra apo bajame te grira, dhe ne vend te boronicave te kuqe nese s’keni, perdorni shege. Megjithate, i keshilloj shume boronicat e kuqe, ndonese jane pak te kripura ne cmim. Shega nuk i jep te njejten shije fantastike sallates, sic boronicat e kuqe ia dalin ta bejne.

Interneti ka plot sugjerime mbi kete sallate, e me sa duket, sallata qenka hit per festen e Falenderimeve ne SH.B.A.

Freskia dhe neutraliteti i spinaqit kombinohen bukur me kripesine e djathit dhe embelsine e frutit. Kjo sallate eshte kthyer nder sallatat e mia me te pelqyera, dhe fakti qe mund te hash nje kazan te tere dhe te mos e ndiesh aspak ndihmon shume. Nese doni nje darke te lehte, kjo eshte sallata e duhur.

Nuk e di per ju, por persa i perket spinaqit, une jam #converted tashme.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Krem çokollatë me Kahlua

Krahas ëmbëlsirave me pullë jeshile, pra të konsumueshme edhe nga fëmijë (siç është e ...

Gnocchi me patate

Gnocchit e Italise se veriut jane ato me te famshmet, te cilat jane me ...

Te ngrohesh pasta ne mikrovalen e zyres

E keni parasysh kur gatuani pak me shume darken para dhe detyroheni ta merrni ...

Sanduicet SMORES me banane

Kush nuk I ka qejf sanduicet? Po tostet? Po SMORE-et? Nese nuk I ke, ...

Ëmbëlsira “Ishujt lundrues”

Zor se keni dëgjuar më parë për këtë ëmbëlsirë, apo t’ju kenë zënë sytë ...