Spaghetti alla Nerano – Pasta me kungulleshka verore

Ne piken ku kungulleshkat jane teresisht te frekseta dhe ngelen nje nder perimet e sezonit, pse mos te perfirojme nga rasti per te gatuar nje pjate fantastike verore dhe plot shije?

Skuqni 4-5 kungulleshka te vogla, sic i bejme normalisht. Ketu une do te rekomandoja qe te nxheni vajin, te shtoni nje hudher te shtypur qe te skuqet me vajin – dhe sapo te filloje te marri ngjyre, hiqeni dhe shtoni kungulleshkat. Ketu kemi ndryshuar teresisht shijen e vajit dhe kungulleshkat behen me interesante. Skuqni kungulleshkat, hidhini kripe, piper dhe pak paprika. Sapo te jene gati kalojini ne nje pjate me leter kuzhine pasi kungulleshkat mbledhin shume vaj.

Zjeni pastat (spageti ose linguine) por bejini aldente – e thene ndryshe, nga koha e rekomanduar ne pakete, hiqni nje minute. Mos harroni te marinoni ujin me kripe, pak piper edhe pak vaj ulliri. Kjo shmang ngjitjen e makaronave bashke.

Gjate kesaj kohe, merrni nja dy luge uje te pastave, dhe cerekun e kungulleshkave, dhe futuini ne nje blender. Shtoni gjysem hudhre dhe bejini nje pure. Qellimi ketu eshte te arrime ne nje forme salce te cilen do ta perdorim per makaronat. Provojeni – marinojeni nese eshte e nevojshme – por une do thoja qe kugulleshkat duhen marrinuar me kripe dhe piper kur skuqen.

Hidheni ne nje pjate te thelle ku do sherbeni dhe pastat. Ketu une kam parasysh nje pjate qe mban pak nxehtesi, ose thjesht perdorni tenxheren ku keni zjere pastat pasi ti kulloni.

Merrni pastat kur te jene al dente, dhe gjysem gote uji. Hidhini pastat ne pjaten e thelle, dhe shtoni pakez gjalp te zbutur, djath parmezan dhe pjesen e ngelur te kungulleshkave. Bejini bashke me purene dhe hidhini siper gjethe te fresketa borziloku.

Qellimi i kesaj recete eshte qe te behet shpejt gjate kohes qe makaronat jane te nxehta, per te arritur ate kombinimin ideal te perberesve.

Nese behet shume e thate, hidhni pakez uje nga ai qe mbajtem. Pastat duhet te jene teresisht te rreshqitshme 🙂

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Djuner Pitka – Sandwici bullgar me epik qe ekziston

Bullgaria, si shume vende te ballkanit (duke perfshire dhe ne e) krenohemi per disa ...

Tortë me gjizë dhe fruta pylli

Receta e sotme nuk kërkon fort mund për t’u përgatitur, po të përjashtojmë pandispanjën ...

Shkopa Mozzarella

Keto jane nga ato recetat “si neper filma” qe jane per te lepire gishtat. ...

Souffle me djathë

Prezantimi i parë që kam pasur me souffle-në e famshme franceze s’ka qenë tamam ...