Tavë me lulelakër dhe salcë djathi

Lulelakra është nga ato perime që o fshihen nga pjata, o shmangen, gjithmonë në mes të pëlqimeve dhe mospëlqimeve të njerëzve, pa marrë një status të përcaktuar qartë. Personalisht, le të themi, nuk më pëlqen lulelakra e zier, por kam tjetër mendim për qoftet me lulelakër, që ime më ka zakon t’i gatuajë dhe shërbejë në mbrëmjen e Vitit të Ri. Nuk e di si ka nisur si traditë, por ja që e kemi.

Në raste të tilla, lulelakrës i vijnë në ndihmë të tjerë përbërës. Siç është detyra e salcave që të përforcojnë në shije një ushqim (ose ta përmirësojnë atë), edhe në këtë rast lulelakra do të shkonte për bukuri me një salcë djathi, që nis si salcë beshamel. Ju kishte shkuar ndonjëherë ndërmend ta provonit në këtë mënyrë?

Vërtet, lulelakra me djathë përsipër nuk mund të quhet saktësisht ushqim tejet i shëndetshëm si lulelakra e thjeshtë dhe e vetmuar, por nuk e kam kuptuar kurrë maninë e njerëzve për të konsumuar ushqime “të shpëlara”, pa kurrfarë erëze apo ushqimi shoqërues që e përmirëson 1000 herë më tepër. Keni dëgjuar për racionet? Mjafton të përdorni fare pak salcë djathi, dhe me siguri që trupi juaj nuk pëson gjë!

Këtë tavë mund ta përdorni si shoqëruese për mishra të gatuar thjeshtë, si ai i pulës apo viçit.

Përbërësit (për 4-6 persona)
450 gr lulelakër, e copëtuar
3 lugë gjalpë
4 lugë miell
350 ml qumësht
1 gjethe dafine
pak arrëmyshk
1 lugë mustardë
150 gr djathë Swiss/kaçkavall i grirë
kripë, piper

Përgatitja
1. Ndizeni furrën në 180 gradë. Lyeni me gjalpë një tavë pjekjeje dhe lëreni mënjanë.
2. Në një tenxhere me ujë dhe kripë, zieni lulelakrën e copëtuar për rreth 10 minuta derisa të zbutet. Kullojeni lulelakrën.
3. Shkrijen gjalpin në një tenxhere mbi zjarr mesatar, shtoni miellin dhe përziejini bashkë derisa të artësohen. Shtoni gjysmën e qumështit, përziejini derisa të bëhet e njëtrajtshme salca, pastaj shtoni edhe gjysmën tjetër të qumështit, gjethen e dafinës, kripë, piper dhe arrëmyshk duke i provuar. Uleni pak nxehtësinë, vërini tenxheres kapak dhe ziejeni salcën në zjarr të avashtë për 5 minuta, duke përzier vazhdimisht. Hiqni gjethen e dafinës, shtoni mustardën dhe gjysmën e djathit të grirë dhe përziejini derisa të shkrihet.
4. Në tavën e bërë me gjalpë rregulloni lulelakrën e kulluar. Hidhini sipër salcën e djathit të përgatitur dhe spërkatni sipër edhe djathin e mbetur. Piqeni në furrë për rreth 20 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë në kafe në sipërfaqe.

PS: Para se t’i hidhni lulelakrave salcën e djathit, mund t’i shtoni edhe copa proshute.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Humultimet e te premtes date 13.05

Pas nje jave te gjate nga ato te dhunshmet, e rendesishme eshte te themi ...

Pene me brokoli, pana dhe fileto pule

Eshte kjo koha tani qe po nderrohet gjaku dhe eshte bere pak problematike te ...

Ëmbëlsira me luleshtrydhe dhe maskarpone

Djathi e ka gjetur prej kohësh vendin e tij në ëmbëlsira, po të mendojmë ...

Gatuaj pa Receta Seria 6: Vaca frita de pollo kubane si ne south beach

Punoja me nje tip para shume vitesh qe po vazhdonte studimet ne University of Miami ...

Fusion

e nis me Fusion, pasi me bie rasti te shkoj shume shpesh dhe e ...

Burrata Crispy Baked Patatoes

Long weekend ahead and there is something that we lack in this region – ...