Është nga salcat më të njohura e të përdorura, që çdo person i cili merr mundimin të gatuajë duhet ta dijë. Kjo jo vetëm për shkak të përdorimit të salcës në vetvete, por edhe sepse është një nga salcat më të thjeshta dhe bazike në përgatitje. Nuk ju kushton asgjë ta mësoni recetën e saj!

Nëse keni neps për musaka, le të themi, duhet ta dini që salca beshamel është pjesë e rëndësishme e saj. Po ashtu, edhe lazanja e kërkon, si dhe të tjera ushqime të shijshme, pa përjashtuar edhe makaronat apo ushqime të furrës.

Kjo është e disata recetë bazike që kemi postuar në Delicious. Nëse jeni të interesuar të dini më tepër receta bazike, për nivele fillestare gatimi, klikoni këtu.

Po, ashtu nëse doni të eksploroni më tepër receta salcash të njohura për çdo lloj ushqimi, klikoni këtu.

 

Përbërësit (për 4 veta)

50 gr gjalpë

4 lugë miell

50 ml qumësht

pak kripë

pak arrë moskat

 

Përgatitja

  1. Zieni qumështin në një tenxhere. Në një tjetër tenxhere, nxehni dhe rrihni gjalpin duke e përzier me miellin. Përziejini derisa përzierja të marrë ngjyrë të kafenjtë të hapur.
  2. Sapo të përftohet një krem i trashë nga gjalpi dhe mielli, hiqeni nga zjarri dhe shtoni pak e nga pak qumësht dhe trazojini vazhdimisht duke mos lejuar formimin e kokrrave.
  3. Hidhni në salcë kripën dhe arrën moskat, dhe lëreni mënjanë të ziejë për rreth 10 minuta, derisa salca të trashet dhe të veshë lugën. Kujdes të mos ngjisë në fund.

Në përdorimin e saj në pjata të ndryshme, mos harroni ta spërkasni salcën edhe me djathë kaçkavall të grirë; është një kombinim perfekt!

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Krem me çokollatë dhe portokall

Të përfitojmë sa jemi në stinë portokallesh, dhe të mos i hamë thjesht të ...

Biskota me mjedër, për çajin e mbasdites

Kemi postuar ditet e fundit mjaft receta embelsirash me cokollate, sepse te jemi te ...

Patate e mbushur me proshutë

Patatja e mbushur është një pjatë tejet e preferuar e imja, të cilën e ...

Si te zgjedhim avokadon perfekte

Avokado eshte nje nga ato frutat qe jane aq perfekte, si ne shije dhe ...

Eskallop viçi me limon

Më pëlqen të kem pjata të zgjedhura paraprakisht sa herë shkoj në restorante që ...

Super smoothie me avocado, kale, ananas dhe arre kokosi

  Gjysem avocado, kale te prere ne copa, disa copa ananasi (une I preferoj ...