Salca tartar për fruta deti

Ndonëse mund të kemi dëgjuar për salcën tartar, nuk mund të themi që është një salcë e gjendur shpesh në tavolinën tonë, përkundrazi; pak persona mund ta dinë shijen e saj.

Nga ana tjetër, salca tartar është mjaft e përhapur në Britaninë e Madhe dhe SH.B.A., dhe përdoret për të shoqëruar gatime deti të skuqura, nga frutat e detit e deri te shkopinj të skuqur peshku. Mund të jeni njohur me pjatën tradicionale angleze “fish & chips”, dhe në anë të kësaj pjatë ndodhet gjithnjë një tas i vogël, pikërisht me salcën tartar.

Në vend të peshkut dhe patateve të skuqura, mund ta përdorni salcën tartar edhe për të shoqëruar kallamarë apo sepie të skuqura, karkaleca apo oktapod, duke qenë se këto të fundit preferohen më tepër nga ballkanasit.

Nëse ju duket se salca tartar i ngjan së tepërmi sallatës ruse, nuk jeni fort gabim, pasi vetë emri Tartar i referohet grupit etnik në Rusi. Shija neutrale e majonezës, me pak “kick” nga llojet e ndryshme të turshive dhe barishteve në të, kombinohet mirë me frutat e detit dhe e shumëfishon shijen e tyre karakteristike.

Nëse doni të eksploroni më tepër receta salcash të njohura për çdo lloj ushqimi, klikoni këtu.

 

Përbërësit (për 6 persona)

200 gr majonezë

2 kastraveca turshi

2 qepë të bardha turshi

1 lugë plot me kopër

1 lugë sinap

 

Përgatitja

Mjafton të grini hollë të gjitha llojet e turshive dhe t’ia shtoni majonezës, së bashku me kopër dhe sinap, dhe përzieni mirë gjithçka.

Lëreni në frigorifer të ftohet për pak orë dhe shërbejeni me ushqime deti të skuqura.

Ju bëftë mirë!

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Krem me çokollatë dhe portokall

Të përfitojmë sa jemi në stinë portokallesh, dhe të mos i hamë thjesht të ...

Kalcone (Pica e palosur)

Vështirë të mos e njohim krejt si popull këtë gatim. Gjendet në çdo piceri, ...

Çmitizime: Si të gatuajmë karkaleca të skuqur

Pas një sezoni tepër interesant pushimesh, sot është dita e parë e kthimit në ...

Receta bazike: Salca beshamel

Është nga salcat më të njohura e të përdorura, që çdo person i cili ...

Pule Piccata me limon dhe caperi

Koncepti I pules piccata eshte po aq Italian dhe sa amerikan ne teresi. Po ...

Super smoothie me avocado, kale, ananas dhe arre kokosi

  Gjysem avocado, kale te prere ne copa, disa copa ananasi (une I preferoj ...