Mangot mund të jenë nga frutat më të shijshme që kemi fatin të provojmë, e megjithatë, nuk janë një frut i konsumuar shpesh. Sa janë të ëmbla në shije, janë edhe të kripura në çmim.

Sidoqoftë, krahas akullores së përhershme, në sezonin e verës nuk mund të mungojë edhe një sorbeto e mirë. Nuk është nevoja të themi se sa e shijshme është një sorbeto me mango – një frut tropikal në formë ëmbëlsire freskuese për vapën e tmerrshme të verës? Say no more.

Për këtë sorbeto ju nevojiten përbërës bazikë, pasi duhet vetëm të kombinoni kuba mangosh me një shurup të bërë thjesht me ujë e sheqer (dhe ca pika lëng limoni për të thyer ëmbëlsinë e tepërt).

Ngjyra e verdhë gazmore që ka sorbetoja e bën të parezistueshme, por duroni dhe sigurohuni që sorbetoja të ngrijë mirë përpara se ta konsumoni.

 

Përbërësit

3 mango, të qëruara dhe prerë në kubikë

400 ml ujë

150 gr sheqer

1 lugë çaji lëng limoni (preferohet limon jeshil, por nuk ka gjë edhe nëse nuk keni)

Përgatitja

  1. Kubat e mangove të prera futini në qese ziplock dhe vërini të ftohen dhe ngrijnë paksa në frigorifer.
  2. Përgatisni shurupin: Në një tenxhere shtoni sheqerin, ujin dhe lëngun e limonit. Zieni gjithçka në zjarr të ulët duke përzier që sheqeri të tretet, dhe pas 8-10 minutash fikni zjarrin dhe lëreni shurupin të ftohet.
  3. Në një procesor hidhni kubat e mangos dhe shurupin, dhe grijini derisa të merrni një pure mangosh mjaft kremoze dhe homogjene. Hidheni purenë në një enë të përshtatshme dhe lëreni të ngrijë në frigorifer për së paku 4 orë. Është më mirë ta përgatisni sorbeton në darkë dhe ta lini të ngrijë gjatë natës.

Para se ta shërbeni, lëreni sorbeton në temperaturë ambienti për ta zbutur pak. Ju bëftë mirë!

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Si te gatuajme Rizoton perfekte.

Rizotoja eshte nje nga ato gatimet qe nqs behet ne menyren e duhur eshte ...

Kungulleshka të mbushura

Perimet e mbushura nuk janë pjatë e panjohur për ne, qofshin këto patëllxhanë, kunguj ...

Çmitizime: Si të gatuajmë karkaleca të skuqur

Pas një sezoni tepër interesant pushimesh, sot është dita e parë e kthimit në ...

Spinaq me qiqra dhe veze te skuqur

Sot, si para ose gjate plakave te marsit – eshte fiks koha per dicka ...

Guacamole nga Ishujt e Karaibeve

Guacamole eshte nje nder salcat me te mira (ne mendimin tim) per tu engledisur. ...

Kofshe Qengji me Salsa Verde dhe Kos me Mente

Kjo recete eshte nje recete qe eshte per 6-8 veta mundesisht. e ndare ne ...