Kek me banane

Keku me banana mund të jetë nga ëmbëlsirat më të shëndetshme. Mund ta shoqëroni me një filxhan kafe, ose mund të shkoni akoma më larg: ta mbuloni me krem apo një shtresë çokollatë, nëse jeni adhurues i saj.

 

Përbërësit

6 banane të shtypura (si pure)

90 gr sheqer kaf

60 ml vaj

2 vezë të rrahura

1 lugë çaji esencë vaniljeje

315 gr miell

½ lugë çaji bikarbonat sode

2 lugë kafe e bluar, e tretur në 4 lugë çaji ujë të nxehtë

Sheqer pluhur

 

 

Përgatitja

  1. Merrni bananet, sheqerin, vajin, vezët dhe vaniljen dhe përziejini bashkë.
  2. Sitni miellin dhe bikarbonatin e sodës bashkë në një tas, dhe përziejini me bananet e shtypura dhe kafenë e tretur.
  3. Masën e përzier mirë hidheni në një formë pjekjeje dhe futeni në furrë me 180 gradë, për rreth 40 minuta, derisa të piqet.

Lëreni të ftohet dhe spërkateni me sheqerin pluhur.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Qofte vegane Falafel

Me perhapjen e veganizimit, degjojme gjithnje e me teper “falafel, falalel”… po çfarë janë ...

Si te gatuajme Biftek me gjalp dhe perime te furres

  Vazdojme e flasim per gjera te mira dhe te thjeshta dhe receta e ...

Si ti japim drejtim pertacise te mengjesit

  Kjo gje duhet bere para se te pihet kafe, keshtu qe lexues te ...

Tost me djathe dele dhe domate te furres

Buka e thekur ka dicka, qe perhere eshte nje nder gjerat me te mira ...

Humultimet e te premtes date 13.05

Pas nje jave te gjate nga ato te dhunshmet, e rendesishme eshte te themi ...