Me rastin e festave te fundvitit mendojme tju propozojme nje pije karakteristike festash e shumeperdorur ne US. Eggnog eshte nje pije alkolike me baze qumesht, veze dhe pija juaj e preferuar alkolike. Pa harruar faktin qe ne keto dite te ftohta Eggnog eshte zgjedhje ideale per te te ngrohur.

Per te pergatitur Eggnog per 4 veta na duhen :

  • 700 ml qumesht
  • 240 ml pana gatimi
  • 3 shufra kanelle
  • 1 luge caji vanilje
  • 1 luge caji arremyshk (nutmeg)
  • 5 veze (te vecuara e bardha nga e verdha)
  • 130 gram sheqer
  • 175 ml alkool ( neve vdesim per Dark Rum)

Ne nje tenxhere kombinojme qumeshtin, panen, vaniljen, kanellen dhe arremyshkun. E leme te ziej njehere dhe e heqim nga zjarri.

Ne nje tas perzjejme te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te trashet paksa perzjerja. Ja shtojme pak e nga pak qumeshtit te ngrohte dhe e trazojme derisa te kombinohen teresisht. Ne keto momente shtojme Dark Rumin (arsyeja pse ne perdorim Dark Rum eshte sepse shija e tij perforcon shijen e errezave). E vendosim ne frigorifer per te pakten 12 ore.

Perpara se te serviret, rrahim te bardhat e vezeve derisa te formohen maja te qendrueshme. Kete perzjerjen e hedhim ne Eggnog  dhe e trazojme ngadale derisa te jene bashkuar.

Kjo pije keshillohet te konsumohet e ftohte me pak arremyshku siper.

Tags:

  • A fresh graduate with a really serious degree and a sense of humor. With a bunch of summer experiences working in Martha's Vineyard's kitchens and a royal love for food.

Ads

You May Also Like

Makarona “Amatriciana”

E kam provuar për herë të parë këtë recetë, kur restoranti “Pastaria” në Bllok ...

Kek me çokollatë

Për plot 3 vite me radhë,  kur mamaja më pyeste se çfarë torte doja ...

Vongole me verë të bardhë

Midhjet me guaskë të zezë mund të kemi një jetë që i njohim dhe ...

Shishkebap me mustarde dhe hudher

Marr shkas nga fundjava e fundit me super diell dhe gjeni me poshte nje ...

Rizoto me kërpudha

Ndonëse këtu në Delicious preferohen më tepër recetat e pastave të ndryshme (klikoni këtu ...