Sallatë që ndihmon në tretje

Le të jemi realist, në këto darka ne e teprojmë shumë, si me ushqim ashtu edhe me alkool. Për këtë gjë në tavolinë duhet të kemi diçka që të ndihmojë në tretje dhe të lehtësojë stomakun.

Për këtë ju duhet një lloj sallate, kryesisht jeshile ësthë goxha mirë por mund të zgjithni edhe rukola. Në rastin tim preferoj jeshilen pasi e bën super të thjeshtë.

Merr sallatën dhe priteni hollë, marinojeni me kripë dhe vaj ulliri. Shtoni pak qepë të prera po hollë, gjysmën e një limoni se bashku me zestin e lekures.

Me kaq pak gjëra dhe kaq thjeshtë siguroni një darkë të rënduar pa u ndjerë në faj!

Receta:

Ju duhen:

  • Nje dore sallate jeshile
  • Gjysem qepe e prere holle
  • Gjysem limoni i shtrydhur
  • Zesti i limonit
  • Kripe
  • Pak molle majoshe e prere holle
  • Vaj ulliri

Pergatitja:

  1. Lajeni sallatën jeshile mire. Pasi ta keni lene lëreni ne uje me sode per 3-4 minuta per te qene tërësisht te sigurte qe eshte lare mire se çfarë spo dëgjojmë këto dite.
  2. Thajeni mire nga uji. Eshte e rëndësishme pasi ndihmon ne nje produkt përfundimtar ku marinimi eshte sic duhet dhe jo i ujshëm.
  3. Prijeni holle dhe hidheni ne nje tas te madh sallate. Shtoni kripe dhe miksojeni mire. Gjithashtu shtoni vajin e ullirit dhe miksojeni prape.
  4. Hidhni qepet, mollën, zestin e limonit dhe lengun e limonit.
  5. Sherbejeni menjëherë.
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Byreku më i thjeshtë në botë

Unë jam rritur me konceptin që të djelave shkohet nga prindërit, edhe mami bën ...

Guida e verave per tavolinen e fundvitit

Ne varesi te shijeve tuaja, darkat e vundvitit, nder te tjera karakterizohen edhe nga ...

Beef Wellington: Fileto Vici stil Wellington.

Shënim: Kjo recetë është aq fantastike dhe e shijshme sa mund të konsiderohet tepër ...

Byrek me mish (me lek brenda)

Byreku me mish ka qene përherë i preferuari im por përgatitja ka qene përherë ...

Si të gatuajmë Sallatë Ruse

Në pikpamjen globale kjo që quajmë ne nuk është se quhet sallatë ruse, por ...

Patate shtëpie

Kujdes! Këto patate nuk janë standarde dhe janë tepër fiksuese aq sa mund t[ju ...