Qofte Shtëpie

Qoftet e shtëpisë janë nje pjate tipike e vitit te ri dhe ti e tille nuk ka munguar ndonjëherë neper tavolinat shqiptare. Edhe pse te them te drejtën këto vitet e fundit nuk e kemi vrare mendjen qe ti bëjmë, nuk eshte arsye pse mos te jene. Ne ndryshim nga pamja standarde e qofteve qe zakonisht kemi gjetur verdalle, këto janë ne forme topthash. Per arsye se sukqen shume shpejt dhe nuk marrin shume vaj. Mjafton te miksoni mishin e grire me disa erëza te ndryshme, ti bëni bashke dhe ti skuqni. Ne shume raste e kam pare me majdanoz sipër qe i jep nje shije freskuese, por une me thene te drejtën përpiqem ta minimizoj.

Receta:

Ju duhet:

  • Mish i grirë
  • Erëza të ndryshme (unë përdora kripë, piper, borzilok i thatë, paprika, piper të kuq edhe pak cumin)
  • Peksimadhe ose buke e thekur e bërë thërime(këshille: Peksimadhja këtu tek ne është tmerrësisht e shtrenjtë. Fusni në furrë nja dy feta bukë të ndenjur dhe lëreni të thahet. Futeni në një blender dhe bëjeni pluhur)
  • 1 vezë

Mënyra e përgatitjes

  1. Të gjithë përbërësit hidhini në një tas të madh.
  2. Me duar, miksojini mirë
  3. Formoni toptha të vegjël(madhësia e topi golfit është ideale pasi edhe nuk marrin shumë vaj edhe skuqen shpejt
  4. Vendosni tiganin me vaj, mjaftueshëm sa te preken të gjithë topthat dhe lërini të skuqen.
  5. Do duan aty tek 3 minuta çdo anë dhe gati!
  6. Kur ti hiqni nga zjarri, vendosini në një pjatë me letër kuzhine që të heqim vajin e tepërt
  7. Shtoni pak kripe sipër dhe shërbejini
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Byrek me mish (me lek brenda)

Byreku me mish ka qene përherë i preferuari im por përgatitja ka qene përherë ...

Patate shtëpie

Kujdes! Këto patate nuk janë standarde dhe janë tepër fiksuese aq sa mund t[ju ...

Beef Wellington: Fileto Vici stil Wellington.

Shënim: Kjo recetë është aq fantastike dhe e shijshme sa mund të konsiderohet tepër ...

Byreku më i thjeshtë në botë

Unë jam rritur me konceptin që të djelave shkohet nga prindërit, edhe mami bën ...

Sallatë që ndihmon në tretje

Le të jemi realist, në këto darka ne e teprojmë shumë, si me ushqim ...