Si te numerosh kalorite ne jeten reale

Te numerosh kalorite tingellon thjeshte. Por shumica deshtojne brenda kater ditesh. Si ta besh ndryshe, me peshore dhe sens.

Si te numerosh kalorite ne te vertete, peshore dhe aplikacion

Te numerosh kalorite tingellon thjeshte. Hap aplikacionin, fut cfare ke ngrene, sheh nje numer. Por ka nje kompleksitet ne kete mes, nje sekret te vogel. Sekreti nuk eshte saktesia. Eshte si ta futesh kete ne rutinen tende.

Ne pak fjale

Per 30 dite, pesho te gjithe perberesit dhe shenoji. Pas kesaj, fillon te kuptosh, ne parim masat, dhe (teorikisht) nuk te duhet me. Eshte thjesht nje aftesi, sic kemi mesuar tabelen e shumezimit.

Pse duhet ti numerojme kalorite?

Ka dy arsye pse.

E para: kupton sa kalori ka ne ushqimet qe te pelqejne, ose dhe ato qe konsumon dite per dita. Kupton realitetin, qe seriozisht ndonjehere te dhemb ne shpirt. Sheh qe nje sufllaqe ka 800 kalori, jo 400, dhe detyrimisht, vendos ndryshe heres tjeter.

E dyta: nese deshton te arrish qellimet e tua, e kupton pse. Pa numra, eshte vetem ndjesi. Me numra, sheh qe ke ngrene 600 kalori me shume cdo dite, jo "nuk e di pse spo bie ne peshe".

Per shume njerez qe ja kane mare doren, te numuruarit eshte i tepert. Nese ha relativisht mire dhe peshorja qendron e qendrueshme, ska pse ta besh. Eshte e veshtire te kuptosh pse spo bije ne peshe pa numra, por nese gjerat shkojne mire, cke qe e ngacmon?

Cfare te duhet

Tre gjera. Asgje me shume.

  1. Nje peshore kuzhine. Kushton 1500 deri 3000 leke. Nuk eshte luks, eshte mjet pune. Pa peshore, "nje pjate makarona" mund te jete 80 ose 250 gram, dhe kjo eshte diferenca midis 320 dhe 1000 kalori. Merr nje digjitale(dixhitale?) qe mat deri ne 1 gram.
  2. Nje aplikacion. MyFitnessPal eshte me i njohuri (versioni falas mjafton). Nese doni me shume detaj per mikronutrientet, Cronometer, Yazio. Zgjidhni nje. Mos kerkoni "me te miren", zgjidhni ate qe do ta perdorni cdo dite dhe qe u pelqen. Shume sot kane edhe ate funksionalitetin qe shkrep nje foto dhe e nxjerr vete - por une nuk kam patur shume sukes me te.
  3. Gjate kohes qe gatuani. Kaq eshte. Pas javes se pare shkon ne dy-tre minuta, behet pjese e jetes.

Si funksionon ne praktike

Rregulla 0: Ato qe peshon, peshoji pa gatuar. Shumica e aplikacioneve dhe e etiketave i kane te pa gatuara. Orizi ne etikete, eshte i pagatuar. Ne shume raste, neper aplikacione i gjeni perberesit dhe te gatuar, por tregohuni te kujdeshem.

Rregulla 1: Pesho gjerat e medha. Me sy gjerat e vogla. Proteinen, peshoje. Karbohidratin kryesor (oriz, makarona, buke), peshoje. Vajin qe perdor per gatim, peshoje ose mate me luge. Por sallaten, perimet, erezat, vetem beji me sy pasi nuk jane shume kalorike. Diferenca aty eshte nen 50 kalori dhe nuk ka ndonje impakt aq te madh, te pakten kur fillon

Rregulla 2: Shenoje para se ta hash, jo pas. Pas ngrenies harron. Para ngrenies te ben te mendohesh, dhe ndoshta vendos te besh nje ndryshim te vogel ne pjate.

Rregulla 3: Mos u beso plotesisht etiketave. Etiketat ne supermarket kane nje tolerance 10-20%. Recetat ne aplikacion, te dhena nga perdorues te tjere, ndonjehere jane pak pa lidhje. Nese nje recete duket teper e ulet ne kalori, kontrollo perberesit nje nga nje.

Gabimet me te zakonshme, te pakten ato qe kam bere une

Vaji ulliri. Nje luge gjelle vaj eshte 120 kalori. Sa luge i ke vene ne tigan? Tre? Kater? Aty jane 360-480 kalori vetem ne vaj. Peshoje ose mate ne luge. Eshte gabimi me i shpeshte qe shoh. Personalisht kam marre nje hedhes vaji ulliri qe duke e matur kam kuptuar me numerim se sa duhet te hedh per 1 luge caji vaj ulliri

Pijet. Birra, vera, lengjet, 100-200 kalori cdo gote. Ne nje darke, kjo lehte shton 500+. Mos i merrni kalorite lengje. Zgjidhni ujin, ujin me gaz, pijet me zero kalori, dhe nese nuk i thoni dot jo, i numeroni. Fatkeqsisht nje nder realitetet e hidhura...

Fundjavat "off". Nese ha normalisht ne dite jave dhe i lejon vetes te gjithe fundjaven, gjysma e progresit shkon humbur. Mos i shihni si dite "off". Vetem dite me pak te organizuara. E ke parasysh qe del per dreke te djelen, dhe ngjyen ate copen e bukes me vaj? Sapo te fillosh ti masesh kalorite, ajo levizja do u vije si shpulle turinjve.

Salcat dhe erezat. Majonezi, ketchup-i, salcat me krem, 50-150 kalori per luge. Ato qe i mendon "vec pak" mund te jene 200+ kalori per pjate. Zgjidhni salca te cilat jane me me pak kalori.

Kur te ndalosh

Pas 30 ditesh, ti i ke makrot e tua ne koke. E di sa eshte 100 gram oriz pa peshore. E di sa proteine ka nje fileto pule. Ke pare qe vaji i ullirit eshte armiku i fshehte. Atehere eshte koha te ndalosh.

Por mos e ndaloji pernjehere. Bej kete:

  • Java 5 deri 8: shenoji vetem 4 dite ne jave.
  • Java 9 deri 12: vetem nje dite ne jave si "kontroll".
  • Pas kesaj: vetem kur peshorja fillon te levizi ne menyre te papritur ose qellimet ndryshojne.

Kjo nuk eshte dicka qe duhet ta bejme per gjithe jeten. Eshte nje aftesi qe e fiton njehere, dhe e perdor kur te duhet. Si cdo diete e mire, qellimi nuk eshte ta besh pergjithmone, eshte te mesosh me shume per veten, te kuptosh ku duhet te ndryshosh dhe te te ndihmoje per te ndryshuar.

Realiteti i javes te pare

Java e pare eshte e lodhshme, menderisht dhe nga ana e kohes qe kerkoj. Cdo ushqim duhet shenuar, peshuar, kerkuar ne aplikacion. Mund te marri 15 deri 20 minuta ne dite. Eshte normale.

Ne javen e pare do te filloni te kuptoni edhe se cfare do te thote te hash nje fete buke dhe si krahasohet ajo me nje cope fileto pule ose gjeli.

Java e dyte: shumica e ushqimeve te tua jane ne historikun e aplikacionit. Klikon nje buton dhe shtohen automatikisht. Pese minuta ne dite. Te pakten per mua, futesh ne nje rutine qe ha te njejtat gjera, ose perberes te njejte

Java e trete: i di vlerat me afersi. Aplikacioni eshte vetem konfirmim.

Java e katert: E di se ku te pikon catija (ose ku te mbushet shtepia?!), ku ke mundesi per me shume proteine, ku perpiqesh kot.

Pas nje muaji, je nje njeri tjeter ne lidhje me ushqimin. Nuk je ne diete. E di vete cfare po ha.

Realiteti pas disa vitesh

Edhe pse per shume njerez kjo eshte nje gje qe do ta bejne pak, ndoshta kane nje qellim, momentar, per te arritur dicka, por une dua tu them realitetin per qellimin qe ka Shendetshmerisht.

Qellimet e tua ndryshojne gjate gjithe kohes, dhe e rendesishme eshte te kuptosh cfare do dhe ta perdoresh kete metode per te arritur ate qellim, qofte edhe nese duhet ti numerosh kalorite cdo dite.

Shendetshmerisht

Ky artikull eshte pjese e serise "Shendetshmerisht", per te ngrene me mire, me mend dhe per jetegjatesi.

Shiko te gjitha artikujt →