Rizoto kremoz me pule dhe kerpudha

Pjata qe mendoja se nuk mund ta beja per vite me radhe. 35 minuta, nje tigan, dhe dy keshilla teknike qe ndryshojne gjithçka.

Receta
Koha
Kalori
Proteina
Shko te Receta
Rizoto kremoz me pule dhe kerpudha

Ne nuk e kemi rizoton ne kulturen tone te perditshme, ose te pakten ate tradicionale, ate qe jemi rritur. Per ne, rizoto dhe pilaf jane e njejta gje: oriz i zier me pak gjalpe (ose shume). Pilafi eshte i mire, por rizoto eshte ndryshe.

Me eshte dashur shume vite ti afrohem rizotos famekeq. Jo se nuk me interesonte, por sepse nuk isha i sigurt - ashtu siç isha ne fillim me pastat. Ekzistonte nje traume, nga ato si kshu si ashtu qe do te perfundoja me llapa.

Isha diku jashte para disa vitesh, perfundova rastesisht ne nje market ku po e gatuanin aty, live, dhe jepnin kshu - samples. Qendrova rreth dhjete minuta duke e pare are botin qe po gatuante. Aty u ndez llamba.

Çfare beja gabim

Çdo recete online, çdo video, te jep idene se rizoto kerkon trazim konstant dhe vemendje konstante. Nope.

Ai robi po shtonte nje luhare leng, trazonte disa here, dhe pastaj... largohej. E linte orizin te bente punen vete. Nxehtesia ishte e ulet, lengu ishte i ngrohte nga tenxherja prane, dhe gjithçka behej avash avash. Sikur pertonte - sikur me kishte gjetur me porosi.

U ktheva ate mbremje dhe e provova. Funksionoi. Qe heren e pare me duket sikur e kapa fillin, ajo llamba beri ping.

Pse funksionon per darke gjate javes

Rizotoja ka reputacionin e pjates "elegante dhe shume pune." Por realiteti: nuk ka parapergatitje. Pret qepe, kerpudha, pulen - kaq. Gjithçka behet ne nje tigan dhe hidhen njera pas tjetres.

Dhe makrot: 366 kalori dhe 34 grame proteine per porcion. Per rizoto. Kjo eshte me mire se shumica e pjatave me pasta.

Eshte gjithashtu pjata e duhur kur ke ftuar dike per darke. Duket mbreselenese, era eshte e pabesueshme ndersa gatuhet - i gjithe apartamenti duket sikur je ne nje trattoria - dhe i gjithe procesi zgjat 35 minuta. Muzike, nje gote vere dhe je ne super humor, ti dhe miqte e tu.

Dy keshillat qe u rekomandoj

Lengun e ngrohte. Mos e shto te ftohte nga frigoriferi. Mbaje ate ne tenxhere te vogel krah rizotos, ne zjarr te ulet.

Mos e trazo shume. Disa trazime pas çdo shtimi te lengut - jo ne menyre konstante. Shto lengun, trazoje pak, ik merru me goten e veres.