E njejta faqe, une jam pak me ndryshe
Nje kohe mendoja "a do ikim ne Discobox sot?" Tani mendoj "a ka mjaftueshem mish ne frigorifer?" Kjo eshte ajo qe quhet "te rritesh".
Para 11 vitesh, bleva kete domain-in, delicious.al dhe kisha idene te shkruaja per nje nga pasionet e mija, ushqimin. E mbaj mend si sot, athere, duhet te nisje nje formular te printuar me email tek akshi dhe duhet te prisje pergjigje pas disa ditesh.
Jeta vazhdon, mjedisi rreth teje ndryshon, prioritetet ndryshojne, une ndryshoj dhe si cdo rutine "te rrituri" te merr perpara si Lana kur bie shi ne Tirane 😄.
Makina e memorjes
Para disas javesh, duke u kthyer ne shtepi, pas nje dite te gjate pune, kisha marr makinen, si rralle here, dhe ne trafik, po mendoja se cfare do bej per darke dhe a kisha mjatueshem mish ne frigorifer. Nese ketu e 11 vite perpara, mendoja vetem per vete, sot kjo ka ndryshuar dhe jam fiks i "rritur me pergjegjesi", dhe mu kujtua koha kur postoja tek kjo faqe.
Po ate dite, pasi kishte rene shtepia ne qetesi, hapa kete faqe, te pa prekur prej vitesh dhe thashe po lexoja disa nga postimet e para dhe mendoja "ah rini me dengla" - cfare tipi...
Pa dashur te diskreditoj veten time dhe aspiratat e para 11 viteve, pasi kisha menyre tjeter jetese, me shume po reflektoja pak mbi veten sot. Si cdo njeri pjesen e dyte te te tridhjetave, fillon e mendon ne togfjalesha "jetegjatesia", "shendeti", "A ka mjatueshem proteine?" me shume sesa "A do ikim ne Discobox sot apo tek Pepper On?" (Hey, keto ishin ne kohen time de...iykyk).
Nese nuk u besohet, lexoje pak kete postim te shpjete ashtu sic ishte jeta athere

Delicious ne vijim
Keto mendime me ben qe po ate nate te aksesoja serverin e vjeter dhe, ta ndryshoj pak konceptin e faqes, ashtu sic une kam ndryshuar, pa humbur identitetin (Arkivat 10 vjecare jane aty) por te fokusuar ne cfare une jam sot - dikush qe kujdeset se cfare ha, qe pjatat ke kene makronutrientet e duhura, dhe recetat, te jene te balancuara. Ndoshta ju te rinjte qe do ti lexoni keto postime, nuk do me kuptoni, por ku i dihet, ndoshta dhe ju do te jeni duke u kthyer nga puna pas 10 vitesh dhe do beni nje retrospektive te tille dhe do te me kujtoni (lol - po flas fiks si prinderit e mij).
Pak para se ndaloja se postuari, fillova nje seri te quajtur Shendetshmerisht - shendetshem, ndershmerisht(jo, nuk ja kam idene me te vogel se nga me erdhi kjo) ku isha ne fillimet e mija dhe sapo kisha filluar te lexoja dhe te kuptoja me shume per te qenurit te shendetshem. Ketu do te fokushem pak, pasi realisht eshte pjese e dites time, ashtu sic ishin recetat ne arkive pjese e dites time.
Faqja ngelet e njejta, mendimet jane po te mijat, indepedente, te shfrenuara, por ndoshta pak me te balancuara nga makronutrientet - ndoshta jane me te shendetshme.
Ja nja dy postime tipike qe do te shihni ne vazhdim:

ose

Jam i hapur per rekomandime, ndryshime dhe permiresime.
Si do komunikojme bashke
Shume nga ju, ishin rregjistruar ne nje liste emailesh - te cila duhet ti ri-gjej, por deri sa kjo te ndodhi rregjistrohu. Cdo jave dua te nis nje recete, me ndonje histori ose pak thashetheme.
Rrjetet sociale eksizojne gjithashtu, e dini vete.
Ciao.


