Kroketa me djathë dhe proshutë

Javë më parë, ju dhamë recetën e disa pufkave tepër të lezetshme me djathë parmixhan, brumi i të cilave përgatitej në flakë mesatare, dhe më pas futeshin në furrë për t’u fryrë dhe marrë një ngjyrë të artë të parezistueshme. Ju sugjeruam që nëse doni, të provonit t’i gatuani këto pufka edhe me copa proshute. Receta e pufkave ndodhet këtu.

Kroketat e sotme, nga vetë emri, vërtet përmbajnë po djathë dhe proshutë, por ndryshe nga pufkat duhen skuqur në vaj. Megjithatë, sigurisht ngelen një snack po aq i shijshëm, në mos më shumë, duke pasur parasysh dashurinë e njerëzve për gjërat e skuqura.

Përbërësit (për 6 persona)
0.5 l qumësht
pak kripë dhe arrëmyshk
100 gr gjalpë
100 gr miell
100 gr proshutë e pjekur, e copëtuar
100 gr djathë parmixhan i grirë
4 vezë
200 gr bukë e thërrmuar
vaj për të skuqur

Përgatitja
1. Zieni qumështin në një tenxhere me kripë dhe arrëmyshk.
2. Shkrini gjalpin në një tenxhere tjetër, shtoni miell dhe përziejini bashkë. Shtoni pak nga pak qumështin e zier, derisa të arrini një përzierje të trashë dhe të njëtrajtshme.
3. Hiqeni brumin nga flaka, shtoni proshutën, djathin dhe 2 vezë. Përziejini mirë dhe lërini mënjanë të ftohen.
4. Vezët e mbetura rrihini veçmas njëtrajtësisht. Bëni gati edhe bukën e thërrmuar në një pjatë të thellë.
5. Kur brumi të jetë ftohur paksa, me një lugë merrni nga brumi, formoni toptha pak më të mëdha se një arrë, dhe kalojini topthat një herë në vezë të rrahura, pastaj në thërrimet e bukës, duke përsëritur procesin dy herë.
6. Skuqini topthat në një tigan me vaj të nxehtë, derisa të prarohen. Thithjani vajin e tepërt topthave me letër kuzhine.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Krahe pule krokante ne air fryer me salce pikante

Krahet e pules krokante, ose ndryshe fried chicken, jane nje recete qe cdokush ka ...

Sallata Kaprese pak me ndryshe

Ne shqiperi, kemi fatin e mire qe rriten nje sasi shume e madhe domatesh. Keto te ...

Krem me liker & çokollatë të bardhë

Ndonëse jam fanse e çokollatës se zezë apo me qumësht më tepër, nuk e ...

Si të gatuajmë pite

E njohim piten më së tepërmi sepse jemi popull i dashuruar mbas sufllaqes, por ...

Te gatuash per veten: Seria 3 – Receta ne nje tigan

Nje nder gjerat me te tmerrshme qe ekzistojne sot ne mendimin tim jane larja ...

Receta nga Orienti: Veze te skuqur me oriz, qepe te njoma dhe avokado

Recete qe as nuk quhet as recete pasi eshte fantastikisht e thjeshte dhe eshte nje ...