Biskota te shkrifeta me gjalpe

Thonë që gjalpi është sekreti i jetës. Të paktën, kështu kam dëgjuar në filmin “Last Holiday” me Queen Latifah. Po ...

Receta
Koha
Kalori
Proteina
Shko te Receta
Biskota te shkrifeta me gjalpe

Thone qe gjalpi eshte sekreti i jetes. Te pakten, keshtu kam degjuar ne filmin "Last Holiday" me Queen Latifah. Po ashtu, edhe ne filmin "Julie & Julia", ku amerikania Julie deklaron "Nuk mund te kesh kurre teper gjalpe".

Eshte e vertete ama qe nese nje ushqim, sado i thjeshte, ka shije te jashtezakonshme, me siguri eshte gjalpi qe ka luajtur rol te rendesishem ne kete mes. Po, ai gjalpi i shkrete e i vetmuar ne frigoriferin tuaj. Duhet ta vleresoni me teper!

Receta e biskotave te sotme me gjalpe do t'jua vertetoje se si gjalpi mund ta shnderroje nje embelsire tashme te shijshme, ne nje snack qe nuk mund ta hiqni nga dora, te shkrifet ne menyre te pabesueshme. Ku eshte bukuria e nje biskote kur eshte e forte gur? Biskotat me gjalpe shkrifetohen ne prekjen e pare, dhe fjale per fjale, do t'ju shkrijne ne goje!

Kur te ftohen, mund t'i vendosni ne nje kuti metali te mbyllur dhe do te mbahen te fresketa per disa dite. Jane te mrekullueshme bashke me cajin e mbasdites ose nje gote qumesht.

Biskota te shkrifeta me gjalpe