Nëse nuk ndiheni mjaftueshëm të sigurt për të përgatitur ëmbëlsira që kërkojnë miell, vezë, rrahje, pjekje e të tilla veprime me radhë, gjithmonë mund të mjaftoheni me një tavë me fruta të pjekura, shoqëruar me erëza, fruta të thata etj. Të tilla janë për shembull mollët e pjekura të mbushura me arra, receta e të cilave ndodhet këtu. Po ashtu, një kombinim më “edgy” janë dardhat e pjekura me xhenxhefil dhe kanellë, recetën e të cilave po japim sot.

Shurupi në të cilin piqen dardhat u jep atyre një shije fantastike, vetë dardhat bëhen të buta dhe shumëfishohen në shije, dhe sikur kjo mos t’ju mjaftojë, gjithmonë mund ta shoqëroni këtë ëmbëlsirë me një kupë akullore me vanilje, shije neutrale që e komplimenton pjatën fare mirë.

Përbërësit (për 4 persona)
4 dardhë të mëdha
300 gr ajkë/krem i rrahur (heavy cream)
55 gr sheqer i imët
½ lugë çaji ekstrakt vanilje
½ lugë çaji kanellë
1 lugë çaji xhenxhefil i grirë

Përgatitja
1. Ndizeni furrën me 190 gradë. Bëni me gjalpë një tavë të vogël pjekjeje.
2. Hiquni dardhave lëkurën, bishtin, ndajini përgjysmë nga lart dhe hiqni bërthamat. Vendosini përmbys në tavën e bërë me gjalpë.
3. Përzieni bashkë në një tas kremin e rrahur, sheqerin, ekstraktin e vaniljes, kanellën dhe xhenxhefilin dhe derdheni përzierjen sipër dardhave.
4. Piqini dardhat për 30-35 minuta, duke ua hedhur lëngun sipër herë pas here, derisa dardhët të jenë të buta dhe në ngjyrë kafe në sipërfaqe. Kremi duhet të jetë i trashë dhe të bulëzojë. Hiqeni nga furra dhe ftohini para shërbimit.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kek me qershi dhe kajsi

  Keku do dy gjëra: çokollatë ose fruta. I vetëm nuk të shijon aspak. ...

Linguine qe kafshojne me ullinj, kaperi dhe achuge

Zakonisht makaronat ne kemi nje “strukture” qe perdorim – makarona, salce domatesh dhe gjera ...

Receta Pico de Gallo – Salca Meksikane

Nje nder gjera kryesore qe preferoj eshte sidomos kur fton njerez ne shtepi, shikoni ...

Toste Fantastike

Ne vijim te Tostit me te Mire ne Bote me dhane ca njerez ca idera ...

Rizoto me kungull të verdhë

Pasi dhamë recetën e një rizotoje me djathë Gorgonzola, të shijshme sa më s’ka, ...

7 Rregulla per nje cheesecake persembari

Cheesecake ne mendimin tone jo-profesional jane dhurata e natyres duke kombinuar djath dhe torte ...