Brownie me dopio çokollatë

“Të hash e të vdesësh”… dhe nuk ka gjë që të shkakton vdekje më të lumtur se çokollata, sidomos dyfishi i saj! Nuk duam t’ju trembim, por brownie-t e sotëm me dopio çokollatë flasin vetë, që nga emri i tyre!

Brownie-t e zakonshëm janë të shijshme mjaftueshëm, por për një ngjyrë të errët çokollate të brownie-ve dhe nëse çokollata nuk është kurrë mjaftueshëm për ju, brownie-t me dopio çokollatë mund të kënaqin më në fund nepsin tuaj për këtë produkt që s’ka të dytë.

E kuptojmë që është punë me zarar t’i gatuash këto brownie tani në verë, kur supozohet të kesh një trup në top-formë, por çfarë dëmi katastrofik shkakton një apo dy copa brownie në ditë? Bëni fotot sexy për Instagram dhe në mbrapaskenë merrni veten me të mira me një katror ëmbëlsire. Edhe modelet e bëjnë!

Përbërësit (për 4-5 persona/~20 copë)
200 gr çokollatë kuzhine që shkrihet
125 gr gjalpë
200 gr sheqer
2 vezë
125 gr miell
gjysmë pakoje standarde maja pluhur

Përgatitja
1. Merrni një tavë pjekjeje drejtkëndore dhe visheni me letër furre.
2. Shkrini në banjomari (tas rezistent sipër një tenxhereje me ujë që vlon, pa prekur ujin) 120 gr çokollatë bashkë me gjalpin.
3. Si të jetë shkrirë çokollata me gjalpë, shtojuni me radhë duke rrahur gjithnjë sheqerin, miellin, majanë dhe vezët. Përziejeni derisa të përftoni një masë homogjene, pa u fryrë.
4. Hidheni masën në tavën e përgatitur më parë dhe futeni në furrë me 160 gradë për afro 25 minuta. Kontrolloni pjekjen me një kunjë dhëmbësh; zhyteni dhe nxirreni, dhe nëse kunji del i pastër, brownie-t janë gati.
5. Nxirrini brownie-t nga furra dhe sa është janë të nxehtë, spërkatini me çokollatën e mbetur thërrmuar në grimca, të përhapur kudo njëlloj. Mund edhe ta shkrini çokollatën dhe t’i mbuloni brownie-t me të. Pas pak minutash ftohjeje, pritini brownie-t në 20 katrorë.

 

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Zabaglione me luleshtrydhe

Zabaglione, kjo ëmbëlsirë italiane, është tejet elegante si në prezantim, ashtu edhe në shije. ...

Tendeca Aziatike me fileto pule dhe perime

Kohët e fundit jam përpjekur dhe kam eksploruar gatimet aziatike të cilat kanë një ...

Oriz I verdhe Domenikane per te lepire gjishtat

Kur them Domenikane, mendoj per Punta Cana, plazhet fantastike, te mbushur me amerikanet e ...

Pufka “Margarita” (me tekila!)

Kujt mund t’i bëjnë dëm ëmbëlsirat? Mund të jenë të vetmet krijime që shijohen ...

Burger Tradicional i bere ne Shtepi

Burger, aq sa eshte nje tradine amerikane dhe ka nevoje per bbq dhe grille, ...

Çmitizime: Si të gatuajmë karkaleca të skuqur

Pas një sezoni tepër interesant pushimesh, sot është dita e parë e kthimit në ...