Me ardhjen e fundjavës vjen edhe koha për t’iu rikthyer gatimeve të detit, mbase me një drekë të shijshme në një restorant buzë detit, apo me një pjatë të përgatitur nga ju vetë në shtëpi.
Ushqimi i detit i zgjedhur për sot është oktapodi. Ka diçka të veçantë në teksturën e tij, dhe njëkohësisht edhe në shijen e mirë që ka, që të shtyn të hash edhe ca më shumë, derisa sheh që e ke fshirë të gjithë pjatën. Oktapodin e sotëm do ta bëjmë sallatë, sepse çfarë gatimi tipik veror dhe të freskët mund t’i bësh tjetër një krijese deti të tillë?

Është mirë ta blini oktapodin tuaj të pastruar (jo të ngrirë!), për të mos i hyrë së koti pastrimit të tij dhe puna më e madhe juaja të jetë zierja e oktapodit. Oktapodët që kemi gatuar në shtëpi duan fare pak të zihen, ndryshe nga ç’mendohet. Maksimalisht 30 minuta kanë mjaftuar për oktapodët disi mesatarë që kemi zgjedhur, por edhe një oktapod më i madh 1.2 kg nuk kërkon shumë më tepër kohë. Nuk po flasim për Kraken këtu!

Nëse jeni të interesuar për më tepër receta gatimesh deti, klikoni këtu.

Përbërësit (për 4 persona)
1 oktapod 1-1.2 kg ose 2 të vegjël
1 domate e vogël, 1 karotë e qëruar, 1 qepë e vogël, të ndara në gjysmë
1 tufë majdanoz i grirë + 2 lugë për sallatën
1 gotë uthull e bardhë
6 lugë vaj ulliri
1 thelb hudhër i grirë
2 speca pikantë të vegjël, të copëtuar
lëngu i një gjysmë limoni
kripë

 

Përgatitja
1. Lajeni oktapodin, pastrojeni, hiqini syte dhe të brendshmet, nëse nuk e keni blerë të pastruar.
2. Mbushni një tenxhere të madhe me ujë dhe fusni në të domaten, karotën, qepën dhe majdanozin. Shtoni uthull dhe kripë dhe zhytni aty plotësisht oktapodin. Vëreni në zjarr të mesëm, me kapakun pak mënjanë që të dalë avulli, dhe vlojeni për rreth 40-45 minuta. Për ta provuar, shpojeni me pirun. Nëse piruni hyn dhe del lehtësisht nga mishi i oktapodit, është zier sa duhet. Lëreni oktapodin të vaket në ujin e vet.
3. Kullojeni oktapodin dhe ndajeni në copa të vogla, duke i prerë tentakulat dhe trupin në rrota. Sistemojeni në një tas, dhe hidhini vaj ulliri, majdanoz të grirë, hudhër, spec, lëng limoni dhe pak kripë. Përziejini përbërësit dhe lërini shijet të kombinohen mirë. Shërbejeni sallatën të ftohtë.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Gatuaj pa Receta: Cheeseburger Epik

Meqenese po vjen fundjava, eshte e rendesishme te kuptohet qe mund te qelloje qe ...

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...

Toptha Cokollate plot energji

Kjo nuk eshte recete tamam – thjesht kombinohen ca perberes te cilet te zgjojne. ...

Si te gatuajme per Darken e Krishtlindjes.

Darka e Krishtlindjeve eshte zakonisht burim stresi per cdo njeri qe mendon ta bej ...

Qitro i sheqerosur

Ndonjëherë, gjatë pushimeve të shkurtra në shkollë apo në punë mund t’ju kapë një ...