Bonet, ëmbëlsira nga Piedmonti

Pak persona mund të kenë dëgjuar për këtë ëmbëlsirë nga Piedmonti (veri-perëndim i Italisë), por boneti, ky kushëri i krem karamelit shërbehej në bankete fisnikësh që prej shekullit XIII. Boneti fillimisht nuk përgatitej me kakao, sepse kakaoja erdhi në Europë me zbulimin e Amerikës.

Është një ëmbëlsirë mjaft e shijshme, dhe pamja e saj flet vetë e para, pa kaluar te luga e provës.

Fjala “bonet” në dialektin piemontez do të thotë “kapele”, dhe një teori që qarkullon në atë krahinë është se ëmbëlsira ka këtë emër, sepse ashtu si kapelja është gjëja e fundit që vendos para se të dalësh, ashtu edhe boneti është mbyllja perfekte për një vakt.

Funksioni i ëmbëlsirës ky supozohet të jetë, në fund të fundit.

Në vend të rumit, mund të përdoret edhe brandy apo kafe ekspres, por jemi që jemi duke bërë diçka tradicionale, le ta respektojmë traditën siç duhet!

 

Përbërësit (për 4-6 veta)

220 gr sheqer

gjysmë luge lëng limoni

3 lugë ujë

6 vezë

750 ml qumësht

60 gr amareta të shtypura

2 lugë kakao e hidhur

3 lugë rum

 

Përgatitja

  1. Hidhni 100 gram sheqer në një tigan, shtoni lëngun e limonit dhe 3 lugë ujë, dhe digjini në karamel derisa të bëhet ngjyrë e errët (kujdes mos e digjni më tepër seç duhet!). Karamelin hidheni në një enë stampë për kek, me kapacitet 2 litra ose më pak, dhe rrotullojeni karamelin që fundi dhe anët të vishen në mënyrë uniformë. Vëreni mënjanë.
  2. Nxehni pak qumështin. Në një tas, thyeni dhe rrihni vezët me tel, duke u shtuar sheqerin e mbetur (120 gram), dhe kakaon. Hidhni lehtë qumështin e nxehur, më pas shtoni amaretat e thërrmuar dhe rumin. Përziejini bashkë mirë.
  3. Hidheni këtë masë në stampën e lyer me karamel,dhe stampën vëreni në një tavë të thellë të mbushur me ujë të nxehtë deri në ¾ e stampës. Futeni në furrë me një letër alumini sipër tavës, ku do ta piqni me 150 gradë për 1 orë.

Hiqeni tavën nga furra, lëreni bonetin të ftohet për rreth 4 orë në frigorifer, më pas hiqeni nga forma dhe vëreni në një pjatancë për shërbim. Për ta hequr lehtësisht nga forma, pasi ta keni nxjerrë nga frigoriferi, lageni stampën me ujë të nxehtë për 15-20 sekonda dhe ndajeni bonetin nga anët e stampës me thikë të mprehtë, duke pasur kujdes mos e prishni formën.

Zbukurojeni bonetin duke i vendosur disa amareta sipër.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

“Pica” të vogla me çokollatë

Pas suflesë me limon, tortës me fruta pylli, pufkave “Margarita” me tekila e të ...

Ëmbëlsira “Ishujt lundrues”

Zor se keni dëgjuar më parë për këtë ëmbëlsirë, apo t’ju kenë zënë sytë ...

Gatuaj pa Receta Seria 4: Mengjes Vegan me kale dhe tempeh

Ok, une nuk jam vegan, te jemi realist, duket nga postimet e mija por ...

Gatuaj pa Receta Seria 6: Vaca frita de pollo kubane si ne south beach

Punoja me nje tip para shume vitesh qe po vazhdonte studimet ne University of Miami ...

Si te gatuajme Sufle Spinaqi

Kjo eshte nga ato recetat teper borgjeze por qe ngelet aq e thjeshte ne ...

Si te zgjedhim avokadon perfekte

Avokado eshte nje nga ato frutat qe jane aq perfekte, si ne shije dhe ...