Një nga gjërat bazë që duhet të dini në gatim është se si të gatuani frutat e detit (krahas pastrimit të peshkut, por kjo është për një tjetër postim).

Midhjet janë ndër gatimet më popullore, dhe me të drejtë, pasi jo vetëm janë të shijshme, por edhe të thjeshta për t’u gatuar. Mos u trembni nga guaska e tyre e zezë, pasi nën veprimin e zjarrit, midhjet “dorëzohen” vetë për ju.

 

Përbërësit (për 6 veta)

1.2 kg midhje

4 lugë vaj ulliri

2 thelpinj hudhër

Gjysmë gote verë e bardhë

Kripë e piper

Lëngu i një limoni

 

 

Përgatitja

  1. Kruajini mirë guaskat e midhjeve, lajini dhe shpëlajini disa herë. Vendosni në zjarr një tigan të mesëm me vaj dhe hudhrën e shtypur.
  2. Pas 1 minute shtoni midhjet dhe çojeni pak flakën. Kriposini, hidhuni piper dhe lagini me verë.
  3. Mbulojini midhjet me kapak dhe lërini në zjarr derisa të hapen guaskat. Duhen 6-10 minuta.
  4. Fikni zjarrin, hiqni lëngun e tepërt të gatimit dhe spërkatini me lëng limoni. Shërbejini menjëherë.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Wrap multi-funksional me nje super salce

Wraps-et jane nje nder zgjidhjet me multi funksionale qe mundeson nje fleksibilitet fantastik edhe ...

Sallatë me oktapod

Me ardhjen e fundjavës vjen edhe koha për t’iu rikthyer gatimeve të detit, mbase ...

Chocolate souffle for the late night hungry souls

One of the most important and most dangerous things on late nights is hunger. ...

Biskota vegane me çokollatë

Dieta vegane sot nuk shihet me atë paragjykim që shihej në fillimet e saj ...

Tavë me domate dhe kunguj

Kjo tavë ngjan si e famshmja turli franceze Ratatouille, recetën e së cilës e ...

Tost me Fiq, mjalte dhe filadelfia

Sapo pashe ne dyqanin e lagjes fiq qe dmth eshte koha per te eksperiementuar ...