Një “mesazh” për ty këtë Shën Valentin

Është e habitshme se sa gjëra unike mund të krijosh me petë sfoliat dhe pak reçel luleshtrydheje. Nxirrni anën tuaj artistike dhe krijoni zarfe të vegjël brumi me mesazhe të ëmbla dashurie (luleshtrydheje) brenda saj.

 

Përbërësit

2 pako petë sfoliat

1 kavanoz reçel luleshtrydheje

1 vezë të rrahur

Sheqer pluhur

 

Përgatitja

  1. Hapni petën në sipërfaqe të bërë me miell. Prisni forma rombi, sa më tepër të mundeni nga ato, me thikë. Po ashtu, prisni edhe forma të vogla zemre. Brumin e mbetur mund ta mblidhni dhe shtroni prapë për më tepër rombe.
  2. Mbi format e rombit vendosni reçel luleshtrydheje në mes dhe palosni rombet si zarf të hapur, duke vendosur zemrën prej brumi në mes të puthitjes.
  3. Vendosini zarfet në një tavë pjekjeje dhe lyejini me vezën e rrahur. Piqini në furrë për 15 minuta, me 190 gradë, derisa të bëhen të artë.

Spërkatini me sheqer pluhur.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Si të përgatisim xaxiqi

Zor se ka shqiptar që nuk e njeh këtë “salcë”, ardhur nga shteti fqinj ...

Mini-kekët “Madeleine”

Fine si vetë emri i tyre! Duken si biskota, por në fakt “Madeleine” janë ...

Kek me qershi dhe kajsi

  Keku do dy gjëra: çokollatë ose fruta. I vetëm nuk të shijon aspak. ...

Kajmaklie me luleshtrydhe

Kajmaklia nuk është gjë tjetër veçse një kek-mafishe, i lehtë dhe i butë, i ...

Kafe Irlandeze

Ne keto dite te ftohta dimer ska gje me te mire sesa ta nisesh ...

Pufka me djathë Parmixhan

Këto pufka më kujtojnë disa “qofte” me djathë, që i marr sa herë ndaloj ...