Brownie me Nutella & Ferrero Rocher

Çudi si kemi ndejtur kaq gjatë pa ju dhënë një recetë me Nutella. Tani që Shën Valentini po afron, konsiderojeni si ëmbëlsirën tuaj për planet romantike që keni ndërmend.

 

Përbërësit (për 10 persona)

220 gr gjalpë pa kripë

400 gr sheqer

130 gr miell

100 gr kakao

4 vezë

1 kavanoz të vogël Nutella, rreth 350 gr

5 çokollata Ferrero Rocher, të thërrmuara

 

 

Përgatitja

  1. Nxeheni furrën në 180 gradë.
  2. Shkrini gjalpin në tenxhere mesatare dhe shtoni sheqerin. Përziejini derisa të kombinohen. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni miellin dhe kakaon, duke përzier. Shtoni vezët dhe përziejini derisa të bëhet brumi.
  3. Në një tavë të thellë lyeni me gjalpë dhe shtoni gjysmën e brumit. Hidhni shumicën e Nutellas mbi brum dhe përhapeni me lugë. Me një lugë, shtoni pjesën e mbetur të brumit mbi Nutella (mos e hidhni, por shtojeni lugë pas luge për të ngjarë uniformë).
  4. Piqeni në furrë për rreth 30 minuta, derisa pjesa e sipërme të jetë pjekur. Lëreni të ftohet për 15-20 minuta.
  5. Spërkatni me Nutella-n e mbetur dhe shtoni Ferrerot.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...

Patate e mbushur me proshutë

Patatja e mbushur është një pjatë tejet e preferuar e imja, të cilën e ...

Sallata Kaprese pak me ndryshe

Ne shqiperi, kemi fatin e mire qe rriten nje sasi shume e madhe domatesh. Keto te ...