Pufka me çokollatë

Francezët i quajnë “profiterol me çokollatë”, por emrin e kësaj ëmbëlsire e kam pasur gjithnjë problem; a nuk ngjan si emër ilaçi, përgatitur në farmaci?

Gjynah ta prishësh ëmbëlsinë e mbylljes perfekte të një dreke apo darke, me një emër kaq të hidhur!

Pufkat, nga ana tjetër, epo… pa i parë ende, do t’i gllabërosh me t’u dëgjuar emrin!

Po ashtu, mos i ngatërroni pufkat me pastashutat, ndonëse janë fort të ngjashme. Pufkat me çokollatë janë më të thjeshta për t’u përgatitur, dhe po aq të shijshme!

 

Përbërësit (12 copë)

90 gram miell

180 ml ujë

1/4 lugë çaji kripë

6 lugë gjalpë pa kripë, prerë në 6 copa

3 vezë

pak arrëmyshk

280 gram çokollatë

1 kuti akullore me vanilje

 

Përgatitja

  1. Nxeheni paraprakisht furrën në 200 gradë dhe lyeni lehtësisht me gjalpë një tavë pjekjeje.
  2. Për të përgatitur pufkat, sitni bashkë miellin, kripën dhe arrëmyshkun. Në një tenxhere të mesme, zieni ujin dhe gjalpin. Pasi të jenë zier paksa, hiqeni nga zjarri tenxheren dhe shtoni përzierjen miell-kripë-arrëmyshk. Rrihini me një lugë druri për 1 minutë, derisa të jenë përzier mirë, dhe përzierja të shkëputet nga anët e tenxheres. Rivendoseni përzierjen në zjarr dhe gatuani për 2 minuta, duke e rrahur vazhdimisht. Hiqeni nga nxehtësia.
  3. Rrihni 1 vezë në një tas të vogël dhe vëreni mënjanë. 2 vezët e tjera shtojani përzierjes së përgatitur, duke i rrahur mirë ndërkohë që i shtoni. Vezën e përzier më parë shtojeni me lugë pak nga pak, derisa brumi të jetë i butë dhe i shkëlqyeshëm. Kur merret me lugë, duhet të shkëputet lehtësisht dhe të bjerë butë nga luga.
  4. Me një lugë, krijoni 12 toptha dhe vendosini në tavën e lyer paraprakisht. Piqini në furrën 200 gradë për 25-30 minuta, derisa brumi të jetë fryrë dhe të ketë marrë ngjyrë të artë. Fikni furrën dhe lërini pufkat të ftohen me furrën e hapur.
  5. Për salcën me çokollatë, vendosni një tas me çokollatën mbi një tenxhere me ujë të nxehtë për ta shkrirë, duke përzier vazhdimisht. Mbajeni të ngrohtë për ta shërbyer.
  6. Ndajini pufkat në mes, vendosni një kupë të vogël akulloreje në secilën dhe mbulojini me gjysmën tjetër. Kurorëzojini me çokollatën e shkrirë dhe shërbejini menjëherë.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Menyrat e ndryshme sesi marinohet Pula.

Te gjithe e dine qe per te patur nje mish sa me te shijshem ...

Sallatë me oktapod

Me ardhjen e fundjavës vjen edhe koha për t’iu rikthyer gatimeve të detit, mbase ...

Rosto vici e thjeshte dhe perfekte

Ne mendjen time rosto-ja eshte nje nder gjerat qe kemi bere neper festa – ...

Rizoto me kërpudha

Ndonëse këtu në Delicious preferohen më tepër recetat e pastave të ndryshme (klikoni këtu ...

Tapas: Gambas Al Ajillo | Karkaleca me Hudhra super te thjeshta

Post fundjaves te tejmbushur me mish te pafundem (eshte nje definçence e jona – ...

Ide Shën Valentini: Oysters (gocë deti)

Njihen si ushqim delikat dhe fantastik në shije, por sidomos si afrodiziak për njeriun, ...