Patate krokante të furrës

Patatet në furrë, në modelin normal, janë kryesisht si të zjerra dhe të buta. Çëshjta është, si të bëjmë patate te furrës, që janë si ato të skuqura (krokante) dhe pa pjesën jo shumë të shëndetshme që sjell skuqja në vaj.

E di sa e thjeshtë është?

Ju duhen

  • Patate (duh)
  • Kripë, piper, rozmarinë, rigon, hudhër pluhur dhe paprika
  • Pak vaj ulliri

Përgatitja

  1. Nxehni furrën në 220 gradë
  2. Pritini patatet në mënyrë që të rrinë në këmbë vetë.
  3. Në një tas të madh, hidhini patatet e prera, shtoni të gjitha erëzat, pak vaj ulliri dhe trazojini mirë. Këtë pikë mos e shmangni. E di që do bëhet një enë pis, por është tepër e rëndësishme të marinohen patatet si duhen.
  4. Vendosni një nga një në tavë. Sigurohuni që mos prekin njëra tjetrën(!!!!) dhe të rrinë në këmbë.
  5. Futini në furrë për 30-40 minuta, ose deri sa të duken si në foto.

Kaq ishte. E shikoni sa e thjeshtë është? Mund ti hani ashtu, ose të bëni ndonjë salcë për të ngjyer. Të ngrohta ama skanë nevojë për asgjë.

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Sallate citrike me portokalle, mango dhe bajame

Nje super kombinim per kete fundjave qe parashikohet ekstrem vape. Mjafton te them qe ...

Receta bazike: Krepa!

E di që keni ngrënë krepa të paktën një herë në jetën tuaj. Qoftë ...

Koncetrat Limoni me Xhinxher

Eshte bere nje gje super e famshme keto kohe ne fakt uji me kastravec, ...

Aperol Spritz me Grapefruit & Vodka

Nje nder aperitivet kryesore italiane dhe nje nder gotat e preferuara edhe neper baret ...