Negroni: Aperitivi Superior

Eshte e premte dhe e premtja do pakez alkool para darke, vere gjate darkes, alkool pas darke dhe pastaj akoma me shume alkool gjate nates. Ne do ta nisim nga ajo e para pasi ajo vjen tani tani per disa ore. Apertivet (lexo: para ushqimit) jane nje nder pijet alkoolike me interesante te kesaj bote – pasi kane ne qellim qe te te hapin oreksin, heqin lodhjen e dites ne menyre qe ta shijoni darke sic duhet dhe ne fund te fundit, tu japing nje buzz te kendshem – qe te jeni me rehat.

Kjo recete eshte shume e thjeshte – Negronit jane te formes 1-1-1. 1 pjese gin, 1 pjese vermouth dhe 1 pjese Campari te kuqe. Hidhini ne nje shaker (ose kavanoz te madh nese nuk keni shake) plot me akull dhe trazojeni me nje luge me bisht te gjate per rreth 30 sekonda (kujdes: trazojeni me luge, dhe mos e shake pasi aty eshte e gjithe puna). Pergatisni nje gote te shkurter (quhen “rocks glass” pasi kryesisht pihet whiskey on the rocks neper keto gota – Kujdes: jo gota konjaku – snifters) dhe mbusheni me akull. Kulloni cocktailin e trazuar qe eshte super I ftohte. Prisni lekuren e nje portokalle dhe I jepni nje twist siper drinkut qe te leshoje ato vajrat e lekures. Dekorojeni me feta portokalli te prera shume holle.

Me lejoni tu kujtoj Kujdeset qe duhet te keni parasysh:

Mos e shake por trazojeni me nje luge te gjate

  • Trazojeni mire ne shakerin me akull qe te ulet temperature e cocktailit ne maksimum pasi kur ta kulloni ne gote per ta sherbyre, nuk duam te shkrije akulli dhe te pijme cockatil te holluar me uje
  • Mos perdorni gota konjaku por gota te shkurtra
  • 2-3 eshte sasia e rekomanduar pasi me shume ju fryn dhe nuk pini dot vere

(po po e di, duhet te pini ne menyre pergjegjeshme dhe mos t’i jepni makines)

 

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kukurec

Këtë fundjavë Pashkësh ortodokse kemi zgjedhur vetëm receta tradicionale greke, jo të padëgjuara nga ...

Si të gatuajmë pite

E njohim piten më së tepërmi sepse jemi popull i dashuruar mbas sufllaqes, por ...

Krahe pule krokante ne air fryer me salce pikante

Krahet e pules krokante, ose ndryshe fried chicken, jane nje recete qe cdokush ka ...

Vita 99

Ky restorant ne pikpamjen time personale eshte personifikimi i te gatuarit te pastave te ...

Toptha Cokollate plot energji

Kjo nuk eshte recete tamam – thjesht kombinohen ca perberes te cilet te zgjojne. ...