Fileto gjeli me oriz dhe perime, 74g proteine

Dreke super e shpejte, jo e rende dhe plot proteina. 555 kalori, 74 gram proteine, dhe gatuhet ne pak me pak se 20 minuta.

Receta
Koha
Kalori
Proteina
Shko te Receta
Pjate me kurkan ne air fryer te prere ne shirita dhe oriz me perime te perziera

Dreke super e shpejte, jo e rende dhe plot proteina. 555 kalori, 74 gram proteine, dhe gatuhet ne pak me pak se 20 minuta nese punon paralel.

Une nje pjese te mire te diteve punoj nga shtepia dhe midis takimeve, dhe puneve per te mbaruar, e vendos kete te behet.

Sekreti eshte ne lengjet qe leshon fileto e gjelit gjate gatimit. Hidhja siper orizit me perime ne fund, dhe pjata merr me shume shije pa shtuar asgje tjeter, pa salca te ngarkuara, pa kremra, pa dengla.

Kurkan ne air fryer i prere ne shirita, prane orizit me perime te perziera

E marinoj shume thjeshte (kripe, piper, paprika, hudher, rigon), pasi nuk e di pse, me pelqen ndonjehere kur jane shijet e thjeshta.

Proteinen mund ta zvendesoni me cfare do, fileto vici, derri, pule, peshk dhe perimet perdorni ato sezonalet.

Shenim per macros: 555 kcal eshte per nje pjate te plote me 300 g fileto gjeli. Nese eshte shume per ty, ndaje ne dy pjata dhe shoqeroje me sallate te lehte.