Krem limoni, ëmbëlsira më e thjeshtë në botë!

Të jemi të sinqertë, ëmbëlsirat janë nga gatimet më të vështira për t’u përgatitur. Secila do kohën e saj (të përpiktë), si dhe përbërësit e saj që mund të të gjenden ose jo në shtëpi.

Receta e ëmbëlsirës së sotme do të përmbajë vetëm 4 përbërës, të cilët domosdoshmërisht i keni në dollapin tuaj. Nëse nuk i keni, duhet të bëni pazaret menjëherë!

Ëmbëlsira është një krem limoni, dhe ne na pëlqen ta titullojmë si “ëmbëlsirën më të thjeshtë në botë”.

 

Përbërësit (për 4-6 persona)

125 gr sheqer kokërr ose pluhur

125 gr miell

Lëvorja e grirë e 2 limonave

1 litër qumësht

 

Përgatitja

  1. Në një tenxhere të madhe hidhni sheqerin, miellin dhe lëvoren e limonit. Hidhni ngadalë qumështin duke bërë kujdes që të mos formohen kokla.
  2. Vëreni tenxheren në zjarr të avashtë dhe çojeni në zierje, duke e përzier vazhdimisht. Lëreni të ziejë për 1 minutë, pastaj hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një stampë, keku ose pufkash (cupcake).
  3. Kur përzierja të jetë ftohur, transferojeni në frigorifer për 2 orë, së paku. Ëmbëlsirën shërbejeni të ftohtë, me fruta ose lëvore limoni si zbukurim.

 

PS: Nëse dëshironi, këmbeni lëvoren e limonit me pluhur kakao të hidhur, për të realizuar një krem çokollatë.

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Salca tartar për fruta deti

Ndonëse mund të kemi dëgjuar për salcën tartar, nuk mund të themi që është ...

Omlette du Formage (aka Omlete me djath)

Mengjesi i se Dieles mund mund te jete i thjeshte dhe elegant, gjithashtu omeleta ...

Pjata te shendetshme nga lindja: Sallata Fatush

Si per jave te mbare nje sallate persembari. E ardhur nga lindja e mesme ...

Receta klasike: Waffle!

Një ëmbëlsirë e re që ka fituar popullaritet kohët e fundit është padyshim waffle, ...

Si te gatuajme Rizoton perfekte.

Rizotoja eshte nje nga ato gatimet qe nqs behet ne menyren e duhur eshte ...

Tavë me domate dhe kunguj

Kjo tavë ngjan si e famshmja turli franceze Ratatouille, recetën e së cilës e ...