Fileto Pule, Perime dhe pesto ne nje burger

Receta e sotme eshte nga ato qe hiqen si super healthy (pasi ka fileto pule) por nese nuk e kontrolloni doren – del me nje llogari te tepruar kalorish. Ne shume raste mund te perdorni elemente nga me te ndryshem por versioni, qe ne mendimin tim I tejkalon te gjitha eshte ky qe vijon pasi qendron edhe deri diku ne nje kategori healthy.

Ju duhen per dy burgera:

  • 1 Fileto pule
  • 4 feta buke, ose 2 buke sanduicesh te vogla – rekomandoj ato te zezat me farra pasi dalin super
  • Pak qepe e prere gjatesore
  • Pak domate e prere gjatesore
  • Majonez
  • Salce pesto (nga ato qe gjeni ne supermarket)
  • Kripe, piper, vaj ulliri dhe paprika

Pergatitja:

  1. Ndajeni pulen ne mes ne forme gjatesore (google: butterfly the chicken) dhe marinojeni mire me kripe, shume piper te fresket dhe paprika. Marinimin si perhere, me duar dhe shtypini mire erezat ne pule qe te integrohen ne te. Ne fund, shtoni pak vaj ulliri (kete e bej me qellim qe mos te perdor shume vaj ne tigan).
  2. Nxeheni me zjarr te larte nje tigan. Sigurohuni qe eshte nxehur shume mire para se te vendosni copat e filetos – 3 minuta nga njera ane, 3 minuta nga tjetra – ne varesi te tiganit dje sobes tuaj perhere.
  3. Gjate kohes qe gatuhet pula, buket, pritini ne mes (nese keni buke sanduichesh) edhe lyejini me pak majonez.
  4. Sapo te jete pula gati, hiqeni nga zjarri dhe direkt vendosni copat e bukes – marinimi qe ka ngelur ne tigan se bashku me majonezin do ta tostoje buken ne menyre perfekte! Gjate kesaj kohe, lyejeni pulen me pak pesto qe te perthithet ne nxehtesi.
  5. Kur buka eshte tostuar sic duhet, hiqeni nga tigani(mbylleni soben – mos e beni sic e bera une!) edhe filloni ti beni bashke.
  6. Shijojeni menjehere, me nje Coca-Cola super te ftohte per te kenaqur shpirtin.

p.s. Mund te shtoni edhe pak moccarella siper per pak tendence italiane…

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kalcone (Pica e palosur)

Vështirë të mos e njohim krejt si popull këtë gatim. Gjendet në çdo piceri, ...

Oriz I verdhe Domenikane per te lepire gjishtat

Kur them Domenikane, mendoj per Punta Cana, plazhet fantastike, te mbushur me amerikanet e ...

Biskota gazmore me limon

Vazhdoj të këmbëngul për ëmbëlsira sa të ëmbla, aq edhe të kripura, apo të ...

Gnocchi me patate

Gnocchit e Italise se veriut jane ato me te famshmet, te cilat jane me ...