Jufka me pulë

Mishi i pulës është mishi më i dashur në shtëpinë time, dhe ndonëse shpeshherë preferoj ta shoqëroj pulën me bollgur, nuk e mohoj dot që tava me pulë dhe jufka është ku e ku më e mirë.

Kjo recetë nuk ka kurrfarë vështirësie, pasi pjesën më të madhe të kohës do të jeni thjesht duke zier dhe pjekur, si pulën, ashtu edhe jufkat. Ka fort rëndësi t’i gatuani jufkat me lëngun që do të merrni nga zierja e pulës, nëse doni që të merrni jufkat më të shijshme që keni provuar ndonjëherë. Recetën e mëposhtme ia kam marrë mamasë time, e cila arrin gjithnjë t’i nxjerrë jufkat tejet të buta dhe plot shije, shoqëruese perfekte të pulës, për të mos thënë që jufkat janë pjesa kryesore e tavës.

Nuk e kam shkruar së koti titullin e postimit “Jufka me pulë” dhe jo “Pulë me jufka”!

 

Përbërësit (për 4 persona)
1 pulë e plotë
400 gr jufka të gatshme
disa copa gjalpë

Përgatitja
1. Mbushni një tenxhere të madhe me ujë, futini një dorë kripë, vendosni në tenxhere pulën dhe vërini të ziejnë. Sapo uji të nisë të gurgullojë, ziejeni pulën nga secila anë për rreth 10 minuta, në total 15-20 minuta, në mënyrë që të lëshojë lëng.
2. Sapo pula te jetë zier, vendoseni në një tavë pjekjeje, lyejeni me pak vaj ulliri dhe mbushni fundin e tavës me pak ujë nga ai që keni zier. Piqeni pulën në furrë me 250 gradë, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të piqet plotësisht.
3. Hiqeni pulën nga tava dhe vëreni në një pjatancë. Në tavën ku poqët pulën, shtroni jufkat dhe vendosni sipër tyre copat e gjalpit duke i përhapur njëtrajtësisht, dhe futini jufkat në tavën e nxehtë nga pjekja e pulës, duke ulur nxehtësinë në 200 gradë. Jepuni një ngjyrë të lehtë jufkave, gjë që do rreth 5-7 minuta.
4. Kur jufkat të kenë marrë ngjyrë, derdhni lëngun e pulës në tavën e tyre, derisa jufkat të mbulohen, por pa e tejngopur tavën me lëng. Pulën e pjekur copëtojeni, duke ndarë krahët, kofshët, trupin e pulës dhe përhapini mbi jufkat me lëng. Futeni tavën në furrë dhe gatuajini jufkat derisa të thithin lëngun dhe të zbuten.

Ju bëftë mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Sallatë me oktapod

Me ardhjen e fundjavës vjen edhe koha për t’iu rikthyer gatimeve të detit, mbase ...

Çmitizime: Si të gatuajmë karkaleca të skuqur

Pas një sezoni tepër interesant pushimesh, sot është dita e parë e kthimit në ...

Biskota me mjedër, për çajin e mbasdites

Kemi postuar ditet e fundit mjaft receta embelsirash me cokollate, sepse te jemi te ...

Kek Energjik me Kumblla dhe Arre Kokosi

Mengjesi eshte nje nder vaktet me te rendesishme qe duhet marre parasysh. Ca njerez ...

Krem me fruta pasioni

Një frut jo fort i përhapur në Shqipëri, fruti i pasionit meriton vëmendjen dhe ...

Patate krokante të furrës

Patatet në furrë, në modelin normal, janë kryesisht si të zjerra dhe të buta. ...