Receta bazike: Krepa!
E di që keni ngrënë krepa të paktën një herë në jetën tuaj. Qoftë pas një nate jashtë, apo si …
E di që keni ngrënë krepa të paktën një herë në jetën tuaj. Qoftë pas një nate jashtë, apo si një drekë grab-n-go, krepat janë bërë pjesë e pandashme e ushqimeve konsumuar pa masë nga shqiptarët.
Janë një koncept i bukur ushqimor, në fund të fundit: një “pjatë” brumi, të cilën mund ta mbushësh me ç’të të dojë zemra, e ëmbël a e kripur qoftë.
Ja receta bazike e këtij ushqimi fantastik!
Përbërësit (për 12 krepa)
3 vezë të mëdha
150 gr miell
30 gr sheqer
Gjysmë luge kripë
375 ml qumësht
4 lugë gjalpë

Përgatitja
- Rrihni vezët në një tas. Hidhni miellin, sheqerin dhe kripën në një tas tjetër dhe shtojini gradualisht qumështin, duke e përzier vazhdimisht. Hidheni këtë përzierje mbi vezët dhe rriheni derisa brumi të bëhet homogjen.
- Mbulojeni me celofan transparent brumin dhe ftoheni në frigorifer për 30 minuta. Rriheni përsëri pastën e përgatitur përpara se ta përdorni.
- Shkrini 1 lugë gjalpë në tigan. Hidhni një garuzhde nga masa e brumit në tigan, dhe shtrojeni që të zërë fundin e tiganit, në trajtë rrethore. Ziejeni në zjarr mesatar derisa pjesa e poshtme të marrë ngjyrë. Me një paletë druri kthejeni, që të marrë ngjyrë edhe faqja tjetër. Rrëshqiteni në pjatë.
- Shtoni përsëri gjalpë në tigan, dhe përsërisni procesin, derisa të mbaroni tërësisht brumin.
Zgjidhni Nutella, biskota, banane, apo fruta të tjera, ose një mbushje të kripur për krepat tuaj.
